Metropolitan

Miku dhe anëtari i Black Sabbath kujton të ndjerin Ozzy Osbourne: “S’isha përgatitur ta shihja të dobët”

Miku dhe anëtari i Black Sabbath kujton të ndjerin Ozzy Osbourne:
Credit : Watal Asanuma/Shinko Music/Getty;Shinko Music/Getty

Ndërsa bota vajton “princin e errësirës”, Ozzy Osbourne, Terence Butler po vajton “princin e se qeshurës”, mikun dhe bashkudhëtarin e tij në rrugëtimin e gjatë të Black Sabbath.

Vetëm disa javë pas mbylljes së koncertit të fundit të grupit legjendar rock, vokalisti Ozzy Osbourne ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, më 22 korrik. Në një ese për The Sunday Times, basisti, gjithashtu 76 vjeç, ndau prapaskena nga “57 vite miqësi të pabesueshme” me Ozzy-n, nga krijimi i grupit e deri te koncerti i lamtumirës.

Terence Butler, i cili e themeloi Black Sabbath në vitin 1968 së bashku me Ozzy Osbourne, kitaristin Tony Iommi dhe bateristin Bill Ward, e nisi homazhin duke treguar historinë e gjatë të tij dhe Ozzy-t me stadiumin Villa Park në Birmingham.

Miku dhe anëtari i Black Sabbath kujton të ndjerin Ozzy Osbourne:

Të dy u rritën pranë stadiumit të futbollit në Birmingham. Në vitin 2024, ekipi i stadiumit, Aston Villa, ribashkoi grupin për një reklamë. (Para asaj reklame, Butler nuk e kishte parë apo folur me Ozzy-n që nga turneu i fundit i Black Sabbath-it, "The End", në 2017-ën).

“Prandaj ishte kaq domethënës që Ozzy dhe Black Sabbath ta mbyllnin udhëtimin tonë të gjatë, nga fillimi në 1968 deri te koncerti i fundit në Aston, në Villa Park, më 5 korrik,” shkroi ai.

Megjithatë, shtoi Terence: “nuk e kuptova atë natë se nuk do ta shihja më kurrë Ozzy-n.”

Ai shtoi se provat për koncertin e fundit nisën një muaj përpara, vetëm me  Tony-n dhe Bill-in dhe në fillim ishin disi të vështira. “Pastaj erdhi momenti që Ozzy të na bashkohej,” shpjegoi ai.

“E dija që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk isha i përgatitur të shihja sa i dobët ishte,” kujtoi basisti, duke vijuar: “E ndihmuan të hynte në sallën e provës dy ndihmës dhe një infermiere. Përdorte një shkop e duke qenë Ozzy, shkopi ishte i zi dhe i zbukuruar me ar dhe gurë të çmuar.”

“Ai nuk foli shumë, përveç përshëndetjeve të zakonshme dhe kur këndoi, qëndronte ulur në karrige,” vazhdoi basisti.

“I kaluam këngët, por u pa që po e lodhnin pas gjashtë apo shtatë këngëve. Biseduam pak, por ishte shumë i heshtur krahasuar me Ozzy-n e dikurshëm.”

Por “pjesa më e çuditshme e atij koncerti,” zbuloi ai, “ishte fundi.”

“Zakonisht, të gjithë përqafoheshim dhe përkuleshim për publikun, por Ozzy ishte në fronin e tij dhe nuk e kishim menduar si ta përfundonim. Çfarë të bënim? Tony ia shtrëngoi dorën, unë i dhashë një ëmbëlsirë, por ishte një ndjesi e çuditshme të mbyllje historinë tonë në atë mënyrë. Do të kisha dashur më shumë kohë me Ozzy-n pas skene, por tani dëshirat nuk vlejnë”.

Miku i Ozzy-t ndau edhe më shumë detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtarin e “Crazy Train”, përfshirë momentin e parë kur u takuan, që përkon edhe me formimin e Black Sabbath.

Miku dhe anëtari i Black Sabbath kujton të ndjerin Ozzy Osbourne:

“Grupi, i njohur (fillimisht si Earth), ishte “udhëtimi më i pabesueshëm i jetëve tona”. Gjithçka filloi kur Osbourne mbërriti zbathur në derën e tij, dhe Butler pothuajse menjëherë i tha: “Dakord, je pjesë e grupit”.

Së bashku me Tony Iommi-n, 77 vjeç, dhe Bill Ward-in, 77 vjeç, katërshja “u bënë vëllezër të pandarë,” tha Terence Butler, duke shtuar se ata gjithmonë kujdeseshin për njëri-tjetrin. Midis tyre, sipas tij, “kishte gjithmonë një lidhje të padukshme”.

“Kaluam kohët më të mira dhe më të këqija; lidhja ishte e pathyeshme. Për mua, Ozzy nuk ishte “princi i errësirës”; ai ishte “princi i së qeshurës”. Gjithçka e kthente në shaka, ishte argëtues i lindur”, shkroi Terence Butler për Ozzy Osbourne.

Reputacioni i tij si “një njeri i egër e i çmendur,” shtoi ai, nuk e zbeh faktin që “kishte një zemër prej ari të pastër.”

“Shumica e sjelljeve të tij famëkeqe — saga me lakuriqin, kafshimi i kokës së pëllumbit, urinimi në Alamo, thithja e vijave me milingona dhe të tjera, ndodhën gjatë viteve të tij solo, larg kufizimeve të grupit,” tha Terence Butler. “Por nëse ishe një mik në nevojë, Ozzy gjithmonë ishte aty për ty”, shtoi ai.

Kur djali i tij lindi me një defekt në zemër, Ozzy e telefononte çdo ditë për ta pyetur si po përballoja gjithçka, edhe pse nuk kishin folur për një vit.

“Askush nuk e dinte që do të na linte pak më shumë se dy javë pas atij koncerti të fundit. Por jam kaq mirënjohës që patëm mundësinë të luanim për herë të fundit së bashku përballë fansave të tij të dashur,” shkroi basisti. “Dashuria nga fansat, të gjitha grupet, muzikantët, këngëtarët dhe artistët solo atë natë ishte e pabesueshme. Të gjithë kishin ardhur për të nderuar “princin”. Jam me fat që kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime me të,” vazhdoi ai.

“Sigurisht, do të ketë miliona gjëra që do të më vijnë ndër mend që duhet t’i kisha shkruar, por si mund të përmbledh 57 vite miqësi të pabesueshme në disa paragrafë? Zoti të bekoftë, Oz, ka qenë një udhëtim i pabesueshëm! Të dua!”, përfundoi ai.

Miku dhe anëtari i Black Sabbath kujton të ndjerin Ozzy Osbourne:

Të tre anëtarët e tjerë të Black Sabbath ndanë homazhe prekëse pas vdekjes së tij. Tony Iommi shkroi: “Është një lajm aq tronditës sa nuk gjej fjalët... nuk do të ketë kurrë një tjetër si ai.”

Ndërsa Bill Ward shkroi ndër të tjera: “Ku do të të gjej tani? Në kujtime, përqafimet tona të pashprehura, telefonatat e humbura... jo, ti je përgjithmonë në zemrën time”.

Ylli i heavy metal-it, Ozzy Osbourne, ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare më 22 korrik, pak javë pasi u ribashkua me Black Sabbath dhe dha një koncert të madh lamtumire për fansat.

Familja e tij lajmëroi: "Me trishtim të madh njoftojmë se Ozzy na la këtë mëngjes, i rrethuar nga dashuria e familjes”.

Ai vuante nga Parkinsoni dhe kishte pasur probleme shëndetësore vitet e fundit. Koncerti në Villa Park ishte lamtumira e tij për fansat.
Osbourne u nderua me shumë çmime gjatë jetës së tij, përfshirë 5 çmime Grammy dhe vend në Rock and Roll Hall of Fame, si pjesë e Black Sabbath dhe artist solo.

Ai la pas gruan Sharon, fëmijët Aimee, Kelly, Jack, dhe dy fëmijët e parë Jessica e Louis, si dhe nipërit dhe mbesat.

 

REELS

Ditëlindja e gjeti Luana Vjollcën në dasmën e këngëtares Kida, e cila celebroi dashurinë e saj me Ajbin. Kur akrepat shënuan orën 00:00, miqtë në tavolinën e Luanës nisën ta uronin dhe t’i këndonin “Happy Birthday”, ndërsa moderatorja fryu edhe qirinjtë e tortës. Por momenti nuk kaloi pa komente në rrjet. Një pjesë e ndjekësve mendojnë se nuk ishte momenti i saj, pasi vëmendja duhej të ishte te nusja dhe dhëndri. Të tjerë, megjithatë, e shohin si një moment spontan mes miqsh dhe mendojnë se nuk ka asgjë për t’u bërë kaq e madhe, pasi gjithçka ndodhi në tavolinën e saj. Po ju, si e komentoni? A ju duket normale apo mendoni se Luana i vodhi vëmendjen nuses?

Cili lloj çifti jeni ju? Ju që jeni single manifestoni sipas porosive të Dua Lipa-s. 💕

Ja pra, kjo është Dori dhe ky është @dorentinabrand brandi i saj, ku çdo krijim sjell një copëz të së shkuarës në të tashmen. 🤍🇦🇱 Një histori shqiptare, e treguar përmes modës. Vizitoni @dorentinabrand dhe zbuloni historinë pas çdo krijimi 😀

Mos e provoni në shtëpi!

Me @addasall nuk është vetëm një regjim për të humbur kilogramë, por një rrugëtim për t’u rikthyer tek vetja, përmes kujdesit, ushqyerjes dhe dashurisë për trupin tënd. 🤍 Regjistrimet për grupin e shtatorit janë hapur! Ndryshimi i vërtetë nuk fillon në peshore, por kur vendos: “Tani zgjedh veten.” ✨

11:00, 14:00 apo 17:00 në @nalta.tirana gjithmonë ka diçka që ia vlen ta provosh. 👀 Pyetja është: në ç’orë të kap craving’s?

Po e lëmë këtë lajm këtu për këdo që ka menduar të paktën një herë: “Një ditë do të kem biznesin tim.” Maybe “one day” is today. DM @sunride.al për më shumë info. ✨

Hë, kush?! 💃

Këngëtari Ermal Meta ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për protestat e zhvilluara prej muajsh në Shqipëri në mbrojtje të tokës dhe mjedisit, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë prezantimit të këngës së tij të re, “Nu simu niente” (“Ne nuk jemi asgjë”), Meta foli për rezistencën e njerëzve të thjeshtë përballë interesave të mëdha ekonomike, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Shqipëri. “Kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet”, deklaroi ai. 🦩

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨