Relationships

Mos bëj gafë ta injorosh! Ja se si trupi ta tregon kur nuk je me personin e duhur

Mos bëj gafë ta injorosh! Ja se si trupi ta tregon kur nuk je me
Getty Images

Kultura popullore sot pëlqen të romantizojë lidhjet pasionante, por toksike, deri në pikën që dinamikat që na përcillen fillojnë të duken normale për audiencat që ndikohen lehtësisht (si për shembull, përmes filmave si “Babygirl” ose “Fifty Shades of Grey”).
 
Ky lloj normalizimi mund të depërtojë edhe në jetën reale, duke e bërë më të vështirë të kuptohet se kur një marrëdhënie ka marrë fund ose është më mirë që të përfundojë. Fatmirësisht, të gjithë e kemi diçka që na sinjalizon kur vjen koha që të largohemi—mjafton të dimë si ta dëgjojmë dhe e kemi fjalën për shenjat që na jep vetë trupi ynë.
 
Ndoshta i ke vënë re disa nga këto sinjale edhe më parë, teksa bisedoje me shoqet, apo mbase i ke parë në temën virale të TikTok-ut, ku shtrohej pyetja: “Vajza, si e kuptuat që trupi juaj po e refuzonte ish-in?”.

Rreth 2.000 njerëz vërshuan në komente për të ndarë morinë e simptomave fizike dhe mendore që përjetuan nga marrëdhëniet problematike, si: të përziera, infeksione mykotike, infeksione të shpeshta urinare dhe vaginale, luhatje peshe, dhimbje gjatë seksit, depresion, ankth e më shumë. Natyrisht, të gjitha këto mund të vijnë edhe nga shkaqe të tjera, por le të jemi të qartë: Kjo që trupi bën, është 100% e vërtetë!

“Marrëdhëniet toksike mund të çojnë në trupa toksikë”, thotë psikologia Candice Nicole Hargons, pedagoge e asociuar në universitetin “Emory”.

“Trupi reagon vazhdimisht ndaj mjedisit që e rrethon, përfshirë edhe marrëdhëniet. Kur gjendesh në një lidhje që duket e pasigurt, e paqëndrueshme, apo emocionalisht sfilitëse, sistemi nervor reagon”, shton terapistja e martesës dhe familjes, Cheryl Groskopf.

Një rast konkret

Një vajzë, Stephanie (emri është ndryshuar) u shpreh për Cosmopolitan se përjetoi migrenë të fortë gati 1 vit pasi ishte lidhur me të dashurin e atëhershëm.
 
Dhimbjet e kokës ishin të vazhdueshme dhe rezistente ndaj çdo lloj mjekimi që provoi — që nga qetësuesit, botox e deri te qasjet holistike si akupunktura, refleksologjia dhe masazhet e thella.

“Takova çdo specialist që ekziston”, tha ajo, duke theksuar: “Qartësia erdhi nga terapia, ku ajo shprehej lirisht për të dashurin. Isha në agoni dhe terapisti më tha: “Mbase trupi po rebelohet ndaj tij.”

Pasi Stephanie u nda, migrena u zhduk.

Ndërlikimi qëndron te fakti që mjekët shpesh i injorojnë këto simptoma, ose i atribuojnë sikur “janë thjesht stres”—dhe, edhe pse kjo qëndron, sërish, burimi i atij stresi ka shumë rëndësi.

“Kur marrëdhënia nxit stres të vazhdueshëm, sistemi nervor qëndron i aktivizuar”, thotë Groskopf.

“Trupi e percepton marrëdhënien si një kërcënim, edhe pse ti, me vetëdije, mund të mos e kuptosh. Nëse simptomat përmirësohen sapo qëndron larg personit, rri me njerëz që të mbështesin, apo pasi kalon pak kohë pa të, kjo është shenjë e fortë që lidhja me të ishte arsyeja e këtyre problemeve”.

Nuk ka nevojë që problemet në çift të jenë ekstreme apo abuzive që kjo të ndodhë. Edhe nëse ai/ajo thjesht nuk është i/e duhuri/a, sërish, trupi dërgon sinjale që të ta bëjë me dije këtë.
 
Bëj kontrolle me veten para se trupi të detyrohet të bërtasë!
 
“Të përjetosh simptoma të tilla nuk do të thotë që duhet të ndahesh menjëherë”, thotë Groskopf, duke vijuar: “Ndonjëherë, këto simptoma zhduken sapo çifti fillon të adresojë problemet. Herë të tjera, kryerja e “mini-eksperimenteve”, si për shembull të qëndrosh pak kohë larg personit—mund të të japë përgjigje më të qarta”.

Pra, me pak fjalë, dëgjoje trupin tënd dhe sinjalet që të dërgon kur je me një person specifik. Krahasoji ato me simptomat kur je larg tij dhe ja, e ke përgjigjen.

 

REELS

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉