Të merresh me një person me tipare narcisiste nuk është e lehtë. Nga jashtë mund të duken simpatikë, por po t’i njohësh, kupton se janë të ftohtë dhe ka të ngjarë t’i përdorin të tjerët për përfitimin e tyre. Mund ta dalloni shpejt se një sjellje e tillë mund të jetë toksike për një marrëdhënie, qoftë romantike apo miqësore.
Me ndihmën e astrologjisë, mund të jeni në gjendje të mësoni se si t'i menaxhoni situatat e tills. Lexoni më poshtë për të zbuluar se cilat janë shenjat më narcisiste të horoskopit.
Virgjëresha
Kur mendoni për fjalën snob, ndoshta ju vjen ndërmend kjo shenjë. Përfaqësuesit e saj janë perfeksionistë dhe besojnë se arrijnë gjithçka sepse ndjekin ritmine tyre, në të cilin do të duan t'ju përfshijnë edhe ju, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo. A mund të mendoni për diçka më narcisiste se kaq?
Akrepi
Shenja më e fshehtë nga të gjitha, ata i fshehin mirë anët e tyre negative. Megjithatë, ata mund të bëhen lehtësisht të pasjellshëm dhe të fyejnë të tjerët vetëm për t'u ndjerë më mirë. Personat e kësaj shenje manipulojnë dhe gënjejnë për të arritur qëllimet e tyre dhe mund të jenë shumë toksikë.
Shigjetari
Ata që i përkasin kësaj shenje kanë nevojë për liri. Duan të ndihen të lirë, ndërsa besojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe mendimi i tyre është superior ndaj të tjerëve. Duket se marrin vendime të nxituara, por kur bëhet fjalë për veten e tyre, kanë menduar me kujdes se çfarë do të bëjnë. Kjo karakteristikë i vendos ata në kategorinë e shenjave narciste.
Bricjapi
Bricjapët do të bëjnë gjithçka për të pasur sukses, dhe kjo do të thotë se ata mund të “shkelin” mbi të tjerët për të arritur suksesin. Bricjapi është arrogant dhe beson se ka të drejtë për të marrë më shumë përfitime dhe lëvdata se të tjerët, edhe nëse nuk e meritojnë, veçanërisht në vendin e tyre të punës.
Megjithatë, kjo shenjë nuk është në krye të listës së më narcisistëve. Vendin e parë e mban Dashi.
Dashi do të bëjë gjithçka për të mbijetuar dhe për të rënë në sy. Ata gjithmonë duan të jenë në vendin e parë, ndërsa përdorin narcizmin si armë për pavarësi, pasi nuk duan të varen nga askush ose asgjë.
Burimi: Marie Claire