Showbiz

Ndoshta s'duhet të surprizoheni nëse Argjira & Graciano zgjerojnë familjen këtë vit :)

Ndoshta s'duhet të surprizoheni nëse Argjira & Graciano
Foto: Graciano Tagani, Argjira Spanca/ Instagram

Argjira Spanca, që më pak se një vit më parë lajmëroi se kishte lënë programin "E Diell" dhe po merrte një pushim nga televizioni, duket se po përqëndrohet më shumë te projektet dhe jeta e saj personale.

Në një video që shpërndau së fundmi moderatorja dhe influencuesja në Instagramin e saj, na la të kuptuar se s'duhet të habitemi nëse ajo dhe Graciano Tagani ndryshojnë statusin e tyre këtë vit. 

"Duke vendosur nëse duhet të bëhem joshëse dhe seksi apo të ngelem shtatzënë në 2026-n," thotë përshkrimi i videos së një krijuese tjetër, të cilin Argjira e ka pëlqyer dhe e ka shpërndarë në story.

Sigurisht, është e kuptueshme se postime të tilla merren gjithmonë me një grimë kripë, dhe mund të jetë shpërndarë thjesht për humorin që mbartin. :)

Ndoshta s'duhet të surprizoheni nëse Argjira & Graciano

Gjithsesi, cilado qoftë zgjedhja e Argjirës, duket se planet e saj për 2026-n janë fantastike.

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani e bënë publike lidhjen e tyre 5 vite më parë në "E Diell", pikërisht aty ku dyshja u njohën dhe krijuan historinë e tyre të dashurisë.

REELS

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Maybe you shouldn't be surprised if Argjira & Graciano add to their family this year :)

Ndoshta s'duhet të surprizoheni nëse Argjira & Graciano
Photo: Graciano Tagani, Argjira Spanca/ Instagram

Argjira Spanca, who less than a year ago announced that she had left the "E Diell" program and was taking a break from television, seems to be focusing more on her projects and personal life.

In a video that the moderator and influencer recently shared on her Instagram, she let us know that we shouldn't be surprised if she and Graciano Tagani change their status this year. 

"Deciding whether to become seductive and sexy or get pregnant in 2026," reads the description of another creator's video, which Argjira liked and shared on her story .

Of course, it's understandable that such posts are always taken with a grain of salt, and may have been shared simply for the humor they convey. :)

Ndoshta s'duhet të surprizoheni nëse Argjira & Graciano

However, whatever Argjira's choice, it seems that her plans for 2026 are fantastic.

Argjira Spanca and Graciano Tagani made their relationship public 5 years ago on "E Diell", exactly where the pair met and created their love story.