Metropolitan

Nëse të ka marrë malli për 'spiunen' Angelina Jolie, kemi 1 lajm të mirë! :)

 

Nëse të ka marrë malli për 'spiunen' Angelina
"Mr. and Mrs. Smith" (2005)


Angelina Jolie po rikthehet në zhanrin aksion-thriller! Ajo do të bashkojë forcat me regjisorin Doug Liman, pas suksesit të jashtëzakonshëm në filmin "Mr. and Mrs. Smith" (2005), ku ajo u njoh me Brad Pitt, ish-bashkëshortin e saj.

Nëse të ka marrë malli për 'spiunen' Angelina
 
Filmi i ardhshëm do të shkruhet nga F. Scott Frazier dhe do të prodhohet nga Joe Roth dhe Jeff Kirschenbaum, të cilët kanë një histori bashkëpunimi me Angelina Jolie edhe si producentë të filmave “Maleficent”. Filmi përshkruhet si një version i ri i “Training Day”, i cili na dërgon në botën e spiunazhit dhe Angie, sigurisht do jetë në rolin e spiunes.
 
Që nga “Maleficent 2” (2019), Angelina e ka zgjeruar karrierën e saj në filmat aksion me pjesëmarrjen në universin kinematografik Marvel në filmin “Eternals” (2021) dhe me rikthimin në ekranin e madh në vitin 2024 në filmin biografik “Maria”, që tregon jetën e Maria Callas. Më herët këtë vit, ajo erdhi në rolin e regjisores në një film dramë, "Without Blood", ku në rolet kryesore janë Salma Hayek dhe Demián Bichir.

Nëse të ka marrë malli për 'spiunen' Angelina
 
Doug Liman, 60 vjeç, po bashkëpunon gjithashtu me yjet e aksionit Tom Cruise dhe Ana de Armas në filmin e ardhshëm “Deeper”, një thriller në oqean, që filloi me xhirimet këtë muaj. Doug dhe Tom, të cilët kanë punuar së bashku në “Edge of Tomorrow” (2014) dhe “American Made” (2017), po bashkëpunojnë gjithashtu në një projekt me regjisorin e “Mission: Impossible”, Christopher McQuarrie.

 

REELS

Për çdo plan, çdo destinacion dhe çdo moment të ditës. @bluetaxi_tirane është zgjedhja për një udhëtim të shpejtë, komod dhe pa shumë mendime. Your favorite ride, whenever you need it.

E gjeni veten? Apo gjeni shoqërinë?

Po, e ka postuar vetë ajo 😂

Mendoni njësoj?

Javë të mbarë!

Si ju duk performanca? 😍 📸 @urallboshnjaku

Dikush paska një plan interesant 🤣 @shelbynneill 📸💞

POV: thua “vetëm një copë”, por Krostata me fiq ka plane të tjera. 👀🤎

Si i bëhet në këto raste? 😂

POV: Garderoba jote sapo kërkoi një upgrade. 🛍️✨ Summer Sale në @fashionandfriends_al në TEG ka nisur, me ulje deri në 60%. Mos bëj scroll shumë gjatë, se outfitet më të mira zhduken sa hap e mbyll sytë. 👀