Celebrity

E gjeni dot kush është ky?

25 Tetor 2015

E gjeni dot kush është ky?

Me siguri nuk jeni mësuar ta shihni pa flokët e tij të bardha, syzet e zeza dhe kostumin e mbyllur deri në grykë por ky që shihni në foto është pikërisht Karl Lagerfeld.

Stilisti legjendar që tashmë drejton shtëpitë e modës Chanel dhe Fendi, ka pozuar në vitet ’70 për disa foto në bregdet.

I veshur me një kostum banje meshkujsh, siç shkruan Perezhilton.com, fotoja e tij është gjendur në biografinë e ilustratorit të modës Antonio Lopez.

Kjo është një ndër imazhet e rralla të 82-vjeçarit me origjinë gjermane ku ai shfaqet i zhveshur.