
Henry Patterson fiton mesatarisht 1500 euro në javë, dhe është vetëm 11 vjeç. Duke mos pasur një pasuri të trashëguar, por një kapital të mbledhur vetëm mbi bazën e punës dhe fitimeve të tij, ai është sipërmarrësi më i ri në botë.
Ai ka arritur të bëhet një biznesmen shumë i suksesshëm duke zhvilluar pasionin më të madh të bashkëmoshatarëve të tij: ëmbëlsirat! Henry ka hapur një ëmbëltore e cila është kthyer menjëherë në një markë, duke furnizuar me ëmbëlsira 70 kompani të ndryshme.
11-vjeçari e nisi këtë biznes 4 vjet më parë, kur ishte vetëm 7 vjeç, pas një përvoje në shitjen e plehërave kimikë (1 sterlinë për pako) dhe më pas, ka shitur në eBay objekte që i gjente nëpër merkatot e bamirësisë.
Ëmbëltorja e tij quhet ‘Not Before Tea’ (Jo pa pirë çaj), dhe në fakt nuk përfshin vetëm ëmbëlsira. Ai gjithashtu shet çanta, veshje dhe libra.
Dhe meqë ra fjala, Henry ka shkruar edhe një libër: ‘Pipi gjen punë’, i cili flet për një miush që hap biznesin e tij. Ku të jetë frymëzuar?
Burimi: Yahoo Italia; Përshtati: Genta Hodo