
Atletja e njohur shqiptare, Klodiana Shala ka qenë e ftuara e së mërkurës në emisionin "Top Show" për të folur për temën 'Lufta për ekran' si dhe për rivalitetin që ekziston mes 20 dhe 30 vjeçarëve.. Ajo ka folur me tone të ashpra ndaj vajzave që ekspozojnë në rrjetet sociale çantat e tyre të shtrenjta.
Shala ka nisur argumentin e saj duke thënë se "Me siguri ua ka blerë dikush në një moshë sa dyfishi i saj çantat 3000 euro” dhe ndër të tjera ka vijuar diskutimin për një tjetër fenomen që sipas saj ndodh në vendin tonë. Sipas atletes, 'në Shqipëri, shefi nuk punëson në zyrë një njeri të denjë për punën, por një sekretare seksi që ta ketë edhe për përdorime të tjera.
Ajo që në nisje të emisionit ka këmbëngur që të ftuarit në panel bashkë me të duhet të tregojnë realitetin dhe jo ta fshehin atë. “Në pjesën më të madhe kjo gjë ose fshihet ose anashkalohet duke dhënë një imazh shumë të keq për mënyrën sesi funksionon shoqëria shqiptare”, vijoi ajo.
Temë e diskutimit ka qenë edhe ekspozimi i hireve nga ana e vajzave të reja përmes fotove me bikini në Instagram, duke thënë se kjo i duket si diçka e pakuptimtë dhe e tepruar.