
2015 ishtë një vit fantastik për ju, sepse ishit favorizuar nga planeti i mbarësisë, Jupiteri në shenjën e Luanit nga 16 korrik 2014 deri në 11 Gusht 2015. Gjatë kësaj periudhe 13-mujore, juve ju erdhi një mundësi e artë për të realizuar një ose disa nga ëndrrat më të shtrenjta.
Vitin e kaluar, gjatë periudhës kur Jupiteri ishte në shenjën e Luanit për të parën herë, ju nisët një cikël të ri 12-vjeçar. Viti i kaluar ishte fatlum, me shumë mbështëtje nga miqtë, familje, kontaktet e biznesit dhe VIP-at. Ju u ndjet më të sigurtë në vete dhe patët një rritje personale dhe profesionale. Tashmë do të hyni në fazën e dytë të këtij cikli të rëndësishëm, që do të jetë edhe viti juaj financiar më i mirë gjatë gjithë dekadës. Do të shihni se si do t’ju vijnë lekë që ju s’i keni parë në të gjithë jetën tuaj. Mos harroni diçka: Shpërblimi financiar që do të merrni, ka lidhje me projektet që ju nisët nga mesi i Korrikut 2014 deri në mesin e Gushtit 2015. Ju ndoshta po shihni se si po merrni përfitimet e punës suaj të madhe, sepse Jupiteri hyri në shtëpinë tuaj financiare gjatë ditëlindjes suaj, në 11 Gusht.
Jupiteri kërkon pak kohë sa të stabilizohet, por ju patë rezultate të menjëhershme, sidomos java e fundit e Gushtit të 2015-ës, ishte një kohë fantastike për të rritur rrogën, ose për të nisur një biznes të ri.
Nëse mendon se 2015-a nuk ishte aq special përsa i përket financave, do të keni kohë që të shihni se çfarë do të ndodhë deri në 9 Shtator të vitit 2016, kur Jupiteri do ta lërë sektorin tuaj financiar. Puna që po bëni tani, që ka lidhje me projektet që keni krijuar nga mesi i 2014-ës deri në mesin e 2015-ës, do të vazhdojnë t’ju shpërblejnë edhe dekadën e ardhshme.
26 Shtatori do të jetë dita më me fat e vitit dhe për ju kjo ditë ka lidhje me paratë, paratë, paratë. Mund të bëni një marrëveshje biznesi, të merrni një rritje rroge, apo mund të merrni lajme të mira për një pozicion që e kërkonit dhe që ju paguan shumë mirë. Ose këtë ditë, ju mund të blini nëj makinë të re, një vepër arti, një apartament penthouse, apo një orë të shtrenjtë që e keni dashur gjithmonë.
Tre nga eklipset e vitit – që nënkuptojnë ndryshime dramatike – do të bien mbi sektorët e parasë dhe ju do të shihni rritje të të ardhurave. Kujdesuni për lajme rreth një eklipsi diellor në shenjën e Peshqve në 8 Mars 2016 dhe në 1 Shtator, kur do të shihni burime të reja të ardhurash. Mund të merrni një pozicion të ri apo një rritje rroge në pozicionin aktual.
2016-a për ju do të jetë viti i të ardhurave dhe jo viti i reputacionit apo publicitetit. Të dy herët që ju do të keni aktivitet në shtëpinë e famës dhe vlerësimit, do të jenë në 6 maj dhe gjatë hënës së plotë të 14 Nëntorit. Hëna e Nëntorit do t’ju sjellë publicitet në punën tuaj. Nëse ke një punë krijuese, do të dashuroni mundësitë që do t’ju vijnë pas datës 6 Maj, sepse Neptuni artistic do të jetë shumë aktiv.
Tani le të kthehemi tek situata juaj familjare, sepse do të keni mundësi që të sheshoni një problem që keni pasur mbi supe për një kohë të gjatë. Saturn që qëndroi në shenjën tuaj nga Tetori i 2012-ës në 17 Shtator i 2015-ës ju shtyu që të mendonit për shtëpinë tuaj dhe për njerëzit me të cilët ndanit hapësirën. Mundohuni që të sqaroni çdo detaj për shtëpinë nga 3 Janari deri në 5 Mars. Marsi do të jetë mbrapsh nga 17 Prilli deri në 29 Qershor, një kohë jo shumë e favorshme për të ndërmarrë iniciativa, sepse Marsi është kompetitiv, energjik, një planet që i bën gjërat të ndodhin shumë shpejt. Këtë vit, Marsi do të dobësohet nga Korriku deri në 22 Gusht, ndaj përgatituni për disa probleme nga Prilli deri në Gusht të vitit 2016. Merkuri, planeti i kontratave, marrëveshjeve dhe negociatave, do të kthehet mbrapsh nga 30 Gushti deri në 22 Shtator, ndaj llogarisni dhe Shtatorin.
Nëse do të presësh deri në fund të vitit që të merresh me plane mbi shtëpinë, bëje pas 30 Tetorit, kur Akrepi ju ndriçon sektorin që ka lidhje me çështje shtëpie/familjeje.
Kjo Hënë e re do të jetë favorizuese për shitje, blerje, qeramarrje, rinovime. Do të vendosni nëse do të ndani apartamentin me qera apo do të jetoni vetëm.
Jupiteri, planeti i dhuratave dhe i mbarësisë, do të largohet nga sektori juaj financiar në 9 Shtator dhe do të hyjë në shtëpinë tuaj të komunikimit nga 9 Shtatori 2016 deri në 10 Tetor 2017.
Sa të aftë do të jeni që të përçoni mendimet/idetë tuaj nëpërmjet të shkruarit, të folurit, redaktimit apo përkthimit do t’ju bëj të suksesshëm apo jo, por më shumë shanse keni për sukses.
Do të mësoni që të komunikoni në një mënyrë krejt të re. Përshembull, gjithmonë keni shkruar raporte për shefin tuaj, por tani do t’ju kërkohet të jeni zëdhënës për Televizion apo një kompani.
Mund të frymëzoheni që të merrni disa lëndë që kanë lidhje me shkrimin krijues, ose nëse jeni shumë mirë në gramatikë, do t’ju pëlqejë ideja e korrektores. Ose, nëse ju kanë thënë që keni një zë të bukur, mund të merrni leksione kantoje. Do të mund të bëni para në çdo fushë që ka lidhje me komunikimin.
Punët do të jenë më fitimprurëse pas 9 Shtatorit, sidomos në degët e marketingut, marrëdhënies me publikun, mësuesinë, reklamim, redaktim dhe shitje. Nëse je në sektorin e shitjeve, do të zbulosh se shitjet më të mëdha do t’I bësh jashtë qytetit ku jeton.
Do të udhëtoni shumë këtë vit, ndaj ju duhet të blini një makinë të re apo të riparoni makinën që keni. Nëse jeni i/e vetë-punësuar, konsideroni idenë e një fushate për biznesin dhe niseni këtë fushatë me hënën e re të 30 Shtatorit.
Tani le t’I kthehemi çështjeve të zemrës. Nëse jeni beqarë dhe ende të papërkushtuar, kur Marsi të kthehet mbrapsh, nuk do të jetë një kohë e përshtatshme për takime të reja apo për fejesë/martesë.
E them këtë sepse Marsi do të ecë mbrapsh në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë nga 17 Prilli deri në 29 Qershor, por do të jetë i dobët që nga 1 Prilli dhe do të vazhdojë deri në 22 Gusht, atëherë kur papritur Merkuri do të kthehet mbrapsh nga 30 Gushti deri në 22 Shtator.
Marsi është planet seksi, ndaj do të ndjeni mungesën e pjesës fizike të marrëdhënies romantike.
Gjatë kohës që Marsi është mbrapsh, ju mund të ndërroni mendje në lidhje me një vendim që keni marrë për nëj marrëdhënie dashurie. Kjo i aplikohet vetëm atyre që janë beqarë dhe në kërkim të dashurisë.
Nëse jeni e martuar/e lidhur, Marsi në këtë pozicion do t’ju bëjë të ndryshoni mendje përkohësisht për shtatëzaninë apo ndonjë ide që kishit për fëmijët aktualë. Ose do ta ndjeni që ju duhet më shumë kohë për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me një njeri me të cilin jeni lidhur, ndaj merreni me ngadalë dhe merrni gjithë kohën që ju duhet në dispozicion.
Do të ndiheni më mirë me zgjedhjen që do të bëni, sido të vijë puna – që të vazhdoni atë që keni apo ta ndryshoni.
Kur të vini tek hëna e re në sektorin tuaj të romancës, 26 nëntor 2016, dashuria juaj do të jetë e shndritshme sërish. Hëna e re do të ndërlidhet me Saturnin dhe ju do të mendoni për diçka serioze. Kjo hënë e re do t’ju hapë portat për dashuri dhe argëtim dhe ndoshta për një lidhje të re që ka gjasa të jetë jetëgjatë.
Jeni fatlume që hëna e re vjen në kohën e duhur për të nisur sezonin e pushimeve. Shkoni nëpër mbrëmje, blini gjëra për veten tuaj. Nëse jeni e lidhur, do të keni një Dhjetor të mrekullueshëm. Afërdita, do të udhëtojë në sektorin tuaj të martesës/partneritetit nga 7 Dhjetori deri në 9 Janar 2017 dhe ju do të ndjeni fishekzjarrë. Gjatë 2017-ës, do të keni edhe disa ndarje të vogla (sidomos ata që janë beqarë) për arsye të tilla si studime jashtë, përkushtim në punë jashtë orarit etj.
Një tjetër arsye që Saturni në shenjën tuaj të dashurisë mund të ndikojë në jetën sociale, është ndoshta takimi me dikë që është lënduar nga një marrëdhënie e mëparshme dhe ende nuk ndihet gati për t’i marrë gjërat seriozisht me ju.
Ose ju mund të takoni dikë që ju pëlqen shumë por është i martuar. Saturni do t’ju japë disa mësime në dashuri, por mos u përfshini me ata që nuk janë të disponueshëm, sepse leksionet do të jenë më pak të dhimbshme.
Fatmirësisht, këto probleme do të zgjidhen me kalimin e kohës.
Në kohë të ndryshme, universi na sfidon për të parë se çfarë duhet të bëjmë në zona të ndryshme të jetëve tona dhe shpreson që të shohë se çfarë mëson nga këto eksperienca. Për disa Luanë, përgjigja do të ishte braktisja e marrëdhënies dhe natyrisht, të dish se kur duhet të largohesh, është një leksion po aq i rëndësishëm, sa të dish kur të rrish dhe të rregullosh gjëra.
Prezenca e Saturnit në shtëpinë tuaj të pestë, do të thotë se karakteri juaj do të piqet më shumë vetëm nga eksperiencat në dashuri.
Saturni do të vazhdojë të udhëtojë në planetin tuaj deri në Dhjetor të 2017-ës.
Gjatë kësaj kohe, vendos se çfarë do nga partneri që të jesh e lumtur dhe sa je gati të japësh. Ka raste që një person jep më shumë dhe një person jep më pak. Një marrëdhënie rrallë është 50-50, ndaj me raste situatat do t’ju detyrojnë që të jeni ju ai që do të jepni më shumë dhe në raste të tjera, partneri do të jetë ai/ajo që do të japë.
Nëse marrëdhënia juaj është e fortë, beso se me kalimin e kohës gjërat do të rregullohen. Një marrëdhënie duhet të jetë elastike mjaftueshëm që t’ja dalë.
Shtëpia e pestë gjithashtu zotëron shtatëzaninë dhe fëmijët, ndaj prindërimi, mund të jetë një sektor që do t’ju bëjë shumë më të pjekur.
Ke shumë gjëra të bukura që shtrihen përpara teje, i dashur Luan! Më shumë para, do t’ju japing mundësinë që të shijoni jetën më shumë. Edhe nëse disa momente do t’ju duken shumë të vështira për t’u përballuar, ndiqni instiktin e brendshëm dhe do t’ja dilni mbanë. Ditë të bukura ju presin.
Burimi: Die Welt