
Kur bën shumë ftohtë, njerëzit fillojnë të mendojnë për ndryshimet sezonale, ndryshimet në humor dhe në nivelin e energjisë. Të gjithë dinë se dimri ka një ndikim të madh: ul humorin e tyre, i bën ata më të prirur për depresion dhe ndonjëherë ngadalëson mendjen e tyre. Mirëpo shkencëtarët kanë kuptuar se kjo nuk është shumë e drejtë.
Studimet e reja tregojnë se shumë presupozime për efektet psikologjike të dimrit dhe se duhet të shohim gjërat ndryshe nga c’janë. Ato thonë se stina e dimrit ndikon për mirë në humorin dhe në funksionimin e trurit të njeriut.
Studimi i publikuar nga Clinical Psychological Science ka përfshirë një studim masiv me 34,294 të rritur. Nga të dhënat e mbledhura nuk ka ndonjë ndryshim shumë të madh midis depresionit dhe stinës së dimrit (ose ndonjë stine tjetër).
Studimet treguan se ndjenjat e pjesëmarrësve, vigjilenca, gjendja e tyre emocionale, dhe nivelet e melatoninës kryesisht nuk ndryshojnë me stinët. Ato në fakt funksionojnë në mënyrë të njëjtë pavarësisht nga koha e vitit, duke shkatërruar kështu idenë se dimri ka një efekt negativ mbi aftësitë tona mendore.
Megjithëse studimi tregon se nuk ka ndryshime shumë të mëdha në këtë aspekt, të dhënat ishin në përgjithësi në favor të dimrit. Në testet e bëra treguan se kontrolli i trurit në dimër ishte shumë i mirë. Vetëm një test i dha më shumë avantazh stinës së verës përsa i përket vigjilencës.
Pritshmëritë tona ndaj dimrit bëjnë që ne të mendojmë se ndryshimet tona emosionale dhe në mënyrën se si funksionojmë lidhen me të, porn ë fakt nuk është ashtu. Në dimër truri funksionon shumë mirë.
Burimi: CNN; Përshtati: Klarida Bregaj