Ka disa lajme që nuk kalojnë dot filtrin tonë editorial - jo se janë skandaloze, jo se s’kanë pak “lëng”, por se... le ta themi troç: nuk na bindin mjaftueshëm për t’i marrë seriozisht. Na falni shumë për mungesën e modestisë, por që…
Por ja që jetojmë në një botë ku dikush ka parë dikë me dikë, dikush ka bërë “unfollow”, dhe dikush tjetër ka postuar një citat pasivo-agresiv. Dhe njerëzit duan ta dinë.
“Kujdes, nuk janë lajme! Thjesht për muhabet” është vendi ku i lëmë të gjitha këto copëza - gjysmë të rëndësishme, gjysmë “për muhabet”, ndonjë thashethem që s’e kemi konfirmuar dot (po as e kemi marrë mundimin ta konfirmojmë) dhe disa detaje që ndoshta janë thjesht fryt i imagjinatës kolektive të rrjeteve sociale.
Këtu mund të gjeni gjithçka: nga “çfarë kanë thënë” te “mos e merr për të sigurt”, e deri te “hë, po këtë pse e lexova?”. Nuk janë lajme që do t’ju ndryshojnë ditën. Janë më shumë si ato reels-at që i sheh pa zë, pa dëshirë...por gjithsesi i sheh.
Nejse, le të shkruajmë për arsyen pse keni klikuar!
Këngëtari denoncohet i zhdukur, por zbulohet se thjesht nuk do të rrijë me gruan
Këngëtari Vllaznim Krasniqi (po pra, kuuush?!) u denoncua si i zhdukur në polici nga e shoqja e tij, pasi ai thjesht nuk ishte shfaqur në shtëpi pasi performoi në një club nate në Suharekë. Gruaja, e shqetësuar dhe me të drejtë, shkoi në komisariat, por u përball me një situatë të papritur: Këngëtari thjesht nuk donte të jetonte më me të shoqen se kishin probleme në çift.
Komunikimi – 0!
Dëshira për t’u zhdukur – 100!
Deamishel foli edhe një herë për komentet negative!
Deamishel, e ftuar në “T7+” foli sërish për një ndër tematikat që e ka diskutuar tanimë shumë shpesh: Komentet negative në rrjet.
“Njerëzit kanë qenë të padrejtë me mua, më kanë sulmuar dhe kot, vetëm sepse ishim kundërshtarë në një lojë”, tha ajo, referuar situatave në “Big Brother”. Megjithatë, ajo nënvizoi se nuk mban inate. Bukur Dea, le të vijojë jeta për të gjithë. Reminder: Po mbaron edicioni i katërt i “BBVA”.
Aktori Çun Lajçi sheh “BBVA 4” njëjtë si ne dhe mendon se Gjesti ka rënë në dashuri
Aktori Çun Lajçi qenka i vdekshëm si ne dhe sheh “BBVA 4”, madje, mendon edhe se Gjesti është dashuruar kokë e këmbë, por thjesht ka atë mënyrën e vet unike të të shprehurit të ndjesive.
Aktori mori gjithë mundimin e botës, dërgoi një mesazh në “Big Love” dhe shkroi: “Gjesti, një djalë i vogël i sinqertë që dashuron në mënyrën e tij. Gjesti, ndjenjat nuk fshihen, por një gjë ta them: Ti ke rënë kokë e këmbë brenda në dashuri. Beso tek Egli bukuroshe. Të uroj fitoren, Gjest”.
Zhaku dhe Kastro: Nga sherri i bujshëm te dedikimet e dashurisë
View this post on Instagram
Askush s’e harron dot sherrin viral të Kastro Zizos dhe Zhakut, por jeta vazhdon dhe në vazhdën e të papriturave, 2 rivalë mund të bëhen opinionistë te “Ferma VIP 2”. Përmes një postimi në Instagram, Zhaku u shpreh se është shumë e lumtur që është bashkë me Kastron në spektakël, madje edhe se e do shumë.
Alba, një kërcim sensual, 1 debat për 1 djalë
Alba, fermere në “Ferma VIP”, paskërka dhuruar një kërcim sensual dhe provokues për Lim Hotin, i cili është rehatuar dhe e ka shijuar eksperiencën në një karrige. Më tej, ai e pyeti Albën se pse nuk e heq bluzën, kur në çast, Keisi, një tjetër fermere, tentoi të ulej në prehërin e tij.
Alba i tha se kishte lënë diçka përgjysmë dhe ja ku lindi një trekëndësh për fronin e “Fermës VIP”: Prehërin e Limit.
Gjesti dhe Egli dhurojnë puthje e përqafime
Bota po shërohet dhe Gjesti me Eglin po përqaputhen! U desh dalja e Eglit nga shtëpia, ca sherre pa kuptim dhe mesazhi i Çun Lajçit që dyshja më e diskutuar e këtij “BBVA 4”, të zgjohet një ditë dhe të falë dashuri.
Valbona Mhilli flet për takimin e Eglit dhe Olsit
Valbona s’i ndal dot deklaratat për banorët e “BBVA”! E ftuar në “Ëake Up”, Bona tregoi se e ka parë takimin “e sikletshëm” mes Eglit dhe Olsit dhe madje, dha edhe një mendim për situatën:
“Ishte e sikletshme dhe u lexua shumë tek Egli. Një takim që nuk kishte ndodhur kurrë mes tyre. Olsi ishte pak më i dashur ndaj saj, ajo ishte e mpirë dhe shumë e ftohtë. Dukej sikur kënaqej, por ishte në vështirësi. Kishte dhe shumë gjëra nëpër dhëmbë që nuk ia thoshte. Shoh tek Egli që e ka përjetuar shumë keq ndarjen. Nëse do ndodhte larg kamerave kushedi si do ishte biseda mes tyre dhe çfarë do thoshte Egli”, tha Valbona. Ok, next!
Nedim Bajrami mund të jetë në një romancë të re
Futbollisti i kombëtares sonë, Nedim Bajrami, mund të jetë duke përjetuar një histori dashurie me Lorina Dula, moderatore sportive në Kosovë. Edhe pse dyshja mund të jenë munduar ta mbajnë të fshehtë raportin e tyre, njerëzve s’u shpëton gjë (edhe nëse është thjesht një thashethem).