Almeda Abazi është një ndër show girl-et më të famshme në Turqi. Ajo është prej 1 viti e gjysëm në një marrëdhënie me Tolgahan Sayisman, një moderator dhe model shumë i njohur i njohur atje. Kjo marrëdhënie do t’i vinte ata në qendër të vëmendjes por, siç thotë Almeda, turqit nuk do të mjaftoheshin vetëm me bukuroshen shqiptare të serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’.
Ajo ka treguar për revistën "Who" se tani, edhe motra e saj, Ilda Abazi, është po aq e famshme sa ajo: ‘Me motrën time jemi të pandara, kudo bashkë dhe mund të them se është po aq e famshme sa unë.’ Almeda është shprehur se Turqia është shumë e madhe dhe fansat e shumtë në numër, komentojnë jo vetëm të famshmit por edhe të afërmit e tyre, njësoj si ata vetë. ‘Përveç kësaj, edhe shoku i motrës është një basketbollist shumë i njohur në Turqi, Kenan Sipahi nga Kosova, por që jeton në Stamboll’
Basketbollisti me origjinë kosovare, mbiemri shqiptar i të cilit është Spahiu, është një ndër lojtarët më të dalluar të ekipit të Fenerbahçe-s, ndërsa përkohësisht luan me Pinar Karsiyaka-n, një skuadër kampione në Turqi. 1.92 metra i gjatë, Sipahi është vlerësuar si lojtari më i mirë në Europianin e 2013-ës, duke fituar medaljen e artë. Ai është një kandidat i fortë për të mbërritur në NBA, liga më e rëndësishme në botë për basketbollin.