Showbiz dhe TV

Vajza e dhunuar nga Françeska Jaçe, 4-muajshe shtatzënë

19 Mars 2016

Vajza e dhunuar nga Françeska Jaçe, 4-muajshe shtatzënë

Katerina Beqo, vajza e cila gjatë së hënës në mbrëmje u dhunua nga ish-shoqja e saj Françeska Jaçe (lexo këtu), është shtatzënë prej 4 muajsh. Lajmi i cili është bërë i ditur nga gazeta “Paloma” është siguruar nga një mikeshë e dy vajzave, e cila ka kërkuar të mbetet anonime. Sipas saj, ndonëse Françeska dhe Katerina kanë qenë shoqe të ngushta, marrëdhëniet e tyre ishin ftohur prej kohësh pas ndarjes së Françeskës nga i dashuri i saj, i cili ishte kushëri me partenrin e Katerina Beqos.

Ende nuk është bërë tërësisht i qartë motivi i zënkës së tyre, video e së cilës u publikua edhe në mediat online, megjithatë, në denoncimin që ka bërë në polici, Beqo ka thënë se shkak ka qenë xhelozia. Ndërkohë që ish-banorja e “Big Brother” Françeska Jaçe është shpallur person në kërkim nga policia, ajo vazhdon të postojë foto në rrjetet sociale.