
Përfundimisht shumë nxehtësi në një vend të vetëm këtë të enjte dhe po flasim për SnapChat-in e Luana Vjollcës. Prezantuesja e “E diell” ka postuar në rrjetin social më të famshëm të momentit, foto dhe video ku shihet ajo, e veshur me një fustan joshës të kuq dhe pranë saj, kapiteni i kombëtares i adhuruar nga vajzat shqiptare, Lorik Cana.
Cana mesa duket do të jetë i ftuari i Luanës ë “E diell” këtë fundjavë, pasi ai dhe prezantuesja kanë qenë në atë që duket të jetë bregdeti i Durrësit, për një intervistë. Por intervista, siç është parë edhe në videot e postuara nga prezantuesja, nuk duket të jetë dhe aq formale, pasi ndër të tjera, futbollisti është përpjekur edhe të bëjë disa pasime me bjonden sexy, e cila duke qenë mbi taka të larta, duket se nuk ia ka dalë dhe aq mirë.
Copyright @Anabel.al/ Ndalohet ri-botimi pa lejen e Anabel.al