
Dashi
Teksa hyn prilli, tregohuni të vendosur të hidhni themelet për gjithçka doni të nisni, pasi Marsi dhe Mërkuri do të fillojnë të kalojnë në prapavijë, përkatësisht më 17 dhe 28 prill, duke ua bërë më të vështirë të bëni përpara. Kur ndërmerrni veprime gjatë prapavijës së një planeti, do të thotë se planeti është në një gjëndje të brishtë, ndaj nëse ndërmerrni një veprim ose hyni në një marrëdhënie, kjo sipërmarrje apo marrëdhënie do t’i ketë në ADN-në e tij këto planete të dobëta. Do të thotë se do të ndikoheni nga kjo prapavijë deri në fund të kësaj marrëveshjeje apo marrëdhënieje. Ndaj, bëni mirë të veproni që në fillim të prillit, përpara se këto planete të vihen në gjumë. Me sunduesin tuaj, Marsin, në pritje për të kaluar në prapavijë, mund t’ju duhet të analizoni më parë se çfarë keni bërë dhe përse e keni bërë.
Një datë e rëndësishme për ju këtë muaj do të jetë do të jetë Hena e Re e 7 prillit. Kjo hënë e re do të sjellë një zhvillim të ri të papritur, por që mund të jetë shumë pozitiv. Nuk do ta parashikoni dot atë që ju pret, ndërsa ky zhvillim do të mbijë si nga hiçi. Me Plutonin në një kënd të thyer me Uranin në kohën e kësaj hëne të re, mund të bëheni subjekt i një njeriu të rëndësishëm që do t’ju imponojë mbi karrierën tuaj. Ky incident mund t’ju lërë të mllefosur, sidomos nëse keni lindur në ditët pranë 7 prillit. Nuk ka rëndësi se cila është ditëlindja juaj, ju do ta shmangni këtë njeri, dhe me Uranin (që nënkupton sjellje rebele dhe të pavarur) që do t’i bashkohet Diellit, ju me shumë gjasë do të bëni veprime të paparashikueshme për të tjerët. Ky do të jetë edhe çelësi i suksesit, duke marrë parasysh se nuk do të shkoni shumë larg.
Nese do t’ju duhet të bisedoni me dikë të rëndësishëm apo t’i prezantoni idenë tuaj një klienti, zgjidhni 14 prillit për ta bërë, pasi Mërkuri do të jetë ende i fuqishëm dhe do të marrë valë të arta nga Jupiteri.
Muajin e fundit, Marsi hyri tek Shigjetari më 5 mars, dhe do të mbetet tek kjo shenjë deri në 27 shtator. Koha që kalon tipikisht Marsi në një shenjë është rreth 7 muaj, edhe këtë herë kështu do të jetë, përpos një prapavendosjeje në shenjën e Akrepit nga 27 maji deri më 2 gusht.
Marsi do t’ua kthejë përqëndrimin tek udhëtimet e largëta, ose pëndryshe, do t’ju motivojë të ktheheni në universitet për një diplomë të një niveli më të lartë. Me ngadalësimin e Marsit, do t’ju duhet të tregoni aftësitë e pështatjes gjatë kësaj kohë, veçanërisht në fund të prillit dhe në maj (kur 5 nga 9 planete, përfshirë Plutonin do të kalojnë në prapavijë) Edhe fundi i Gushtit do të jetë me gjasa i vështirë për ju (Kur Marsi do t’i bashkohet Saturnit) dhe gjatë pjesës më të madhe të shtatorit (kur Mërkuri do të prapavendoset sërish). Jini të lumtur që planeti juaj sundues do të qëndrojë tek një shenjë tjetër zjarri, si e juaja, kështu Marsi do t’ju mbështesë edhe pse me fuqi të reduktuara. Është një vit që do t’i motivojë të gjithë e në veçanti ju të Dashit, që të uleni e analizoni të shkuarën në mënyrë që të rillogarisni prioritetet dhe të shmangni atë çka po ju dëmton.
Hëna e plotë në Akrep, më 21 prill, do të sjellë plotësimin në aspektin material. Më Neptunin të vendosur bukur karshi hënës tuaj të plotë, do t’ju jepet mundësia për të zhvilluar një ide krijuese, ose të shisni një krijim artistik.
Venusi do të përparojë drejt Dashit gjatë këtij muaji, nga 5 prilli deri në 21 prill, duke ju shtuar sharmin dhe karizmën. Një ditë e veçantë për dashuri do të jetë ajo kur Venusi dhe Marsi do të bashkëpunojnë përsosmërisht duke lëshuar shkëndija deri më 12 prill. Një tjetër ditë e mrekullueshme do të jetë 9 prilli, kur Dielli, sunduesi i shtëpisë suaj të dashurisë së vërtetë, do të jetë në një kënd ideal me një planet tjetër, dhe me gjasa do të sjellë rezultate të bukura sa i përket dashurisë. Më 5 prill, kur Dielli do të jetë sinkronizuar me Saturnin, ju do të mund të stabilizoni marrëdhënien tuaj. Të shtunën e 9 prillit, kur Dielli do t’i bashkohet Uranit, prisni t’ju vijë e papritura! Së fundi, më 22 prill do të keni gjithashtu një ditë shumë të mirë, kur Venusi në shenjën e Dashit do të jetë në harmoni ideale me Uranin.
Në tërësi, muaji i ditëlindjes suaj do të jetë i veçantë, me gjithë të papriturat që ai mbart. Këto sfida vetëm sa do të nxisin vendosmërinë tuaj. Gëzuar Ditëlindjen, i dashur Dash!
Demi
Do të jetë një muaj i ngadaltë gjatë të cilit do të keni kohë të reflektoni mbi veprimet tuaja nga fillimi i 2016-ës e deri tani, dhe se si do ta drejtoni jetën tuaj më vonë. Planetet në shenjën e Dashit, që do të zënë shtëpinë tuaj të fundit do t’ju bëjnë të kërkoni privatësi dhe qetësi. Nëse keni një sekret që e mbani nga të tjerët kini kujdes, pasi nga vendosja e trupave qiellorë drejt shtëpisë suaj të parë në fund të muajit, sekretet tuaja mund të dalin sheshit.
Venusi, planeti juaj sundues do të jetë do të vendoset bashkë me planetet e tjera në shtëpinë tuaj të privatësisë, duke ju sygjeruar se nuk jeni ende gati për të shfaqur një projekt për të cilin keni punuar prej kohësh, por do të jeni në fund të muajit tjetër. Problemi mund të jetë se as këtë, as muajin tjetër, nuk është koha juaj. Ja përse.
Mërkuri, planeti që mbulon negociatat, tregtinë, komunikimin dhe kontratat, do të prapavendoset nga 28 prilli deri më 22 maj. përveç tij, edhe planeti i energjisë dhe aksionit, Marsi, do të prapavendoset gjithashtu, nga 17 prilli deri më 29 qershor. Kur planetet kalojnë në prapavijë, progresi ngadalësohet. Pas kësaj, planeteve u duhet njëfarë kohe derisa të kthehen në shpejtësinë e tyre të përhershme. Punoni fort me projektin tuaj në fillim të prillit, dhe mundohuni të mbaroni sa më shumë punë të mundeni. Ndërsa vazhdoni punën, merrni mendimin edhe të drejtuesit tuaj, ndërsa nëse jeni të vetëpunësuar, merrni mendimin e klientëve në mënyrë që të kuptoni çfarë duhet të përmirësoni në shërbimet tuaja.
Hëna e re e 7 prillit do të vërë gjithçka ju duhet në lëvizje, për të vënë në binarët e duhur projektin tuaj. Plutoni do të vendoset në kënd të theksuar me Uranin, ndaj mund të hasni probleme me udhëtimet apo dërgesat ndaj klientëve, apo një marrëdhënie jashtë vendit. Në këtë vazhdë, një incident lidhur me akademitë mund t’ju bëjë të ndiheni të frustruar, ose mund të hasni një pengesë për një projekt lidhur me ligjin ose median. Lajmet nuk do të vonojnë, por duke qënë se Plutoni do të jetë tek Bricjapi, një shenjë e tokës shumë në harmoni me Diellin e Demit, ju do të gjeni një mënyrë për ta zgjidhur shpejt problemin, duke pasur resurset e duhura dhe këmbënguljen për të mos hequr dorë. Pasi të keni përcaktuar planin tuaj, caktoni një takim në një prej ditëve më të mira nëse doni rezultate të kënaqshme: 14 prillin, kur Mërkuri (që sundon paratë që keni fituar), do të krijojë një kënd të bukur me Jupietrin, planetin e të ardhurave të mira.
Marsi ka nisur një rrugëtim të gjatë, gati 7-muajsh drejt shtëpisë suaj të 8 të parave të të tjerëve, kur më 5 mars hyri në Shigjetar. Kështu, ju do të vijoni të jeni të përqëndruar tek paratë (sigurimet, si edhe çështje të tjera parash) në muajt e ardhshëm, pasi të ardhurat që ju duhen do t’ju shërbejnë për të blerë një shtëpi, ose si kapital për biznesin, një ndërhyrje kirurgjikale, pushime apo për të realizuar një ëndërr. Ka gjasa edhe që të jeni në pritje të një shume parash që keni huazuar. Sidoqoftë, rrugëtimi i Marsit nga Shigjetari, që nuk do të mbërrijë deri në 27 shtator, sygjeron që kjo çështje do të kërkojë disa muaj kohë. Mund të riorganizoni investimet tuaja ose të rinegocioni marrëveshjet financiare nëse e ndjeni. Prilli do të jetë koha e mirë për të kërkuar ndihmë nga këshilluesi juaj financiar për një plan të mirë. Tregohuni konservativë në zgjedhjet tuaja.
Hëna e plotë e 21 prillit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të shtatë të martesës dhe ortakërive financiare. Do të bëheni pjesë e një eventi së bashku me partnerin tuaj, ndaj fundjava e 23-24 prillit mund të shënojë një ngjarje shumë romantike. Takojini miqtë tuaj në ditët rreth 22 prillit, dhe meqë ky do të jetë një ditë shumë e veçantë për ju, bëni gati garderobën!
22 prilli do të shkëlqejë edhe për një arsye tjetër, pasi Venusi dhe Urani do të bashkohen duke lëshuar shkëndija dashurie. Venusi është sunduesi juaj, ndaj kjo ditë do të ketë notën 10 për ju. Nëse jeni single, dashuria mund të shenjojë tek ju si një Kupid. Nëse jeni në një lidhje, partneri mund t’ju joshë në mënyra që s’e keni imagjinuar.
BINJAKËT
Kohët e fundit ju keni qenë shumë të fokusuar në karrierën tuaj, por ky muaj do të ofrojë devijime dhe argëtim. Hëna e re, 7 Prill, do të shfaqet në shtëpinë tuaj të 11-të të miqësisë dhe eventeve, ndaj axhenda dhe orari juaj do të mbushet me takime dhe përshëndetje me miqtë apo bashkëpunëtorët, shumë më shumë se zakonisht. Miqtë tuaj do të kenë gjithashtu një surprizë për ju, duke qenë se Urani do të bashkohet me Diellin, dhe Urani sjell gjithmonë atë që ju më së paku e prisni të ndodhë. Në këtë rast, jam e sigurt se ngjarja juaj e papritur, do të jetë diçka shumë argëtuese.
Aspektet në Hënën e Re të 7 Prillit janë të përzjera, ndaj gjërat mund të shkojnë në një mënyrë të caktuar kur vjen puna të miqësia- ju mund të emocionoheni me veprimin e një mikut tuaj, ose të mërziteni nga një tjetër. Në përgjithësi, unë e ndjej se ju do të shkëlqeni. Ju keni një shans të mirë për të shijuar romancën, kështu që nëse jeni në një lidhje apo vetëm, gjërat do të punojnë më së miri për ju. Nëse jeni single dhe shpresoni të gjeni dikë që të jetë dashuria juaj e vërtetë, duke dalë nga shtëpia, shumë gjëra më positive do të vijnë drejt jush.
Paratë mund t'ju shqetësojnë gjithashtu, duke qenë se Plutoni, do të jetë në kënd të vështirë me Hënën e Re. Ju mund të keni një faturë të madhe krediti ose pagesën e kredisë së studimeve për të paguar dhe ndiheni sikur keni ngelur trokë. Nga ana tjetër, ju mund të keni lajme të reja në lidhje me tatimet që ju bëjnë nervoze. Nëse bëhet fjalë për taksa, jepini person që merret me këtë një plan pagese për të qetësuar nervat tuaja. Në të kundërt, kontrolloni gjendjen e kartës suaj të kreditit dhe raportin për çdo përdorim të paautorizuar. Gjithashtu, ju mund t'ju duhet të merreni me një çështje që përfshin vjedhje të identitetit, ndaj shqyrtoni gjendjen e kreditit tuaj dhe sigurohuni që askush nuk është përpjekur të dëmtojë imazhin tuaj të mirë. Sa më shpejt të kapni diçka të gabuar (nëse gjeni diçka të tillë, sigurisht), aq më shpejt do të jeni në gjendje ta fshini atë nga të dhënat tuaja.
Marsi do të vazhdojnë të udhëtojë në shtëpinë tuaj të 7 të partneritetit, një prirje që filloi muajin e kaluar dhe që do të shtrihet deri në 27 shtator. Ky është një udhëtim jashtëzakonisht i gjatë i Marsit, që filloi muajin e shkuar, më 5 Mars. Vlen të thuhet se ju do të punoni ngushtë me një partner, që mund të jetë partneri juaj romantik. Nga ana tjetër, Marsi mund t'i japë energji një marrëveshjeje biznesi dhe nëse kjo ndodh, duket se ju po punoni për 1 marrëveshje shumë të rëndësishme. Përgatituni për të pasur një rrjedhë të pabarabatë këtë muaj sepse, Marsi do të shkojë në prapavijë në 17 Prill, dhe nuk do të dalë nga aty deri më 29 Qershor. Edhe pas 29 Qershorit, Marsi do të lëvizë shumë ngadalë, prandaj bisedat dhe planet do të vazhdojnë gjithashtu me hapa të ngadaltë.
Marsi është planeti i energjisë që ju duhet për të arritur një sukses në situatat konkurruese. Gjendja e dobësuar e Marsit nga Prilli deri në Gusht do të krijojë vonesa. Një tjetër planet, Mërkuri, do të shkojë në prapavijë nga 30 Gushti deri më 22 Shtator, duke shtuar më shumë vonesa. Kini durim! Me një bashkëpunim intensiv në vazhdim me një partner, kohe pas kohe ju nuk do të bini dakort, ndaj mbajeni të qetë bisedën. Mos e shtypni butonin e ‘flakës’ nëqoftëse një shpërthim i rastit mund të ndodhë mes jush. Ju të dy duket të jeni të përkushtuar në këtë marrëdhënie të fortë për rrugën e gjatë që ju pret përpara. Çuditërisht, sa herë që gjëra jashtëzakonisht të mira fillojnë të zhvillohen, njerëzit në një marrëdhënie fillojnë të keni debate, kryesisht nga frika se kjo marrëdhënie po bëhet më e veçantë dhe më e rëndësishme për të dy. Kjo është shpesh thjesht një simptomë që tregon se marrëdhënia tashmë ka arritur në një fazë të re dhe të rëndësishme, dhe se rregullimet duhet të bëhen nga të dyja anët. Qëndroni optimist!
Gaforrja
Prilli do të jetë një muaj me ndikim të madh në karrierën tuaj, së bashku me një sërë zhvillimesh të papritura. Në fillim të muajit, me hënën e re në 7 Prill, Dielli, Urni dhe Venusi do të ndikojnë në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe statusit tuaj. Urani në bashkëveprim me Diellin do të komandojnë të ardhurat tuaja, kështu që mund të prisni një luhatje në financat tuaja. Ndërkohë prania e venusit në karrierën tuaj, ju ofron rritjen e reputacionit tuaj me persona VIP , kolegë apo persona të të njejtës fushë si ju. Nëse po përpiqeni të ngriheni në detyrë, momenti I përshtatshëm për ta kapur këtë mundësi është fillimi I muajit. Plutoni do të jetë në një pozicion të vështirë në shtëpinë tuaj të 7-të duke treguar se do të keni një konkurent tepër të fortë prandaj duhet të parashikoni mirë lëvizjet tuaja. Ju keni nevojë të jeni në krye të listës dhe të mos lejoni anjë shpërqëndrim gjatë tentativës për të arritur atë që kërkoni. Konkurenti juaj nuk do të ndalojë përpara asgjëje në përpjekjen për t’iu a zënë vendin.
Pa dyshim që ju jeni shumë puntor dhe me ndikimin e planetit të Marsit në shtëpinë tuaj të 6-të të punës dhe projekteve I cili ka filluar që në 5 mars, ju do të arrini rezultate shumë të mira. Kjo do të ndodhë në 12 Prill, ku ndikimi I Marsit do të bashkohet më Venusin.
Saturni,planeti I mbikëqyrjes , është gjithashtu në të njejtën linjë dhe do të vazhdojë kështu përgjatë 20 muajve të ardhshëm. Me shumë mundësi ju do të keni një ngarkesë të madhe detyrash për të bërë. Është mirë të kujdeseni për shëndetin tuaj dhe të ushqeheni shëndetshëm përgjatë kësaj periudhe kaq të ngarkuar.
Nga 17 Prilli – 29 Qershor , shtëpia juaj e 10-të e karrierës do të udhëhiqet nga Marsi, duke bërë që jut ë ngadalësoni pak hapat tuaja dhe të jeni të durueshëm. Mund të bëni një intervistë pune, por kompania do t’iu lajmërojë më vonë që ai pozicion nuk është I disponueshëm për momentin. Afër fundit të vitit, në tetor, ju mund të keni mundësinë të ribisedoni për këtë çështje apo thjesht të lajmëroheni se e keni fituar vendin e punës për të cilin keni dhënë intervistë. Planeti I Marsit do të rizgjohet dhe do t’iu ofrojë gjithë energjinë e tij në 22 Gusht. Një javë më vonë, në 30 Gusht , me ndikimin e Mërkurit, do të hyni në një fazë ku do të rishikoni të gjitha problemet e kaluara dhe t’I rregulloni ato deri në Shtator. Këtë periudhë nuk do të jeni të aftë të shikoni përpara apo të merreni me ide të reja.
Veçanërisht këtë muaj, Mërkuri do të ngadalësojë projektet tuaja dhe t’iu bëjë të pavendosur. Këtë periudhe nuk do të mund të merni përgjigje definidive apo të qarta, pasi puna juaj po vihet në dyshim. Mos u stepni nga kjo gjë, por vazhdoni ritmin tuaj pasi në fund do të përfitoni prej saj.
Nënshkruani kontrata apo bini dakord për të marrë detyra të reja në 5 Prill, pasi Dielli dhe Saturni do të bëjnë që këto marrëveshje të jenë në vendin e duhur për një kohë të gjatë.
Ju mund të planifikoni një udhëtim të vogël për t’u relaksuar, por kini kujdes me bagazhet tuaja nëse udhëtoni me avion. Gjithashtu merrni diçka për të lexuar apo për të dëgjuar pasi fluturimi juaj mund të vonohet. Nëse do të udhëtoni me makinë, kujdesuni që të keni adresën e sakte dhe udhëzimet e duhura, pasi nganjëherë aplikacionet që mund të përdorni mund t’iu japin drejtimin e gabuar. Një ditë fantastike për të ndërmarë një udhëtim, ku do të arrini një marveshje biznesi apo të takoni një mik, do të jetë 14 Prilli.
Luani
Prilli është muaji juaj më aktiv. Hëna e re tek shënja e Dashit, në 7 Prill, do të ketë një ndikim të madh tek ju dhe bashku me Uranin në anën tuaj, do të keni mundësinë të planifikoni një udhëtim në një vend të largët. Venusi gjithashtu do t’ju shoqërojë në shtëpinë tuaj të 9-të të udhëtimeve, kështu që ju do ta shijoni në mënyrë intensne këtë eksperiencë. Udhëtimi juaj mund të bëhet për t’I treguar dikujt një project tuajin apo një krijim artistic ( jo domosdoshëmrisht tuajin), ose për një arratisje romantike.
Saturni do të jetë në një pozicion të mirë përgjatë hënës së re, duke bërë që ajo çka do të përfitoni nga ky udhëtim qoftë për biznes apo për kënaqësinë tuaj, do t’iu sjellë përfitime për një kohë të gjatë dhe do të rrisë stabilitetin tuaj. Ndërkohë ndikimi jo aq pozitiv I Plutonit do të bëjë që të kini disa problem shëndetësore, mund të ndiheni të lodhur apo të kaloni një grip të lehtë. Jini të kujdësshëm për shëndetin tuaj gjatë gjithë muajit Prill. Kini kujdes nga kolegët tuaj të cilët mund të përpiqen të sillen si shefi juaj dhe mundohuni ta zgjidhni situatën lehtësisht, jo duke I ndezur gjërat më shumë.
Këtë muaj ju mund të jeni përsëri pjesë e një projekti, veçanërisht nëse jeni duke punuar me një klient të huaj ose për një kompani që e ka filialin bazë diku tjetër. Kreativiteti juaj do të jetë në fazën më të mirë, jo vetëm tani, por edhe në muajt në vazhdim. Entuziami juaj është shumë i madh, por bëni kujdes sepse projektet që keni mund të kërkojnë më shumë kohë apo investim sesa keni parashikuar ju.
Në 14 Prill, mund të kërkoni një rritje rroge ose të arrini diçka në karrierën tuaj, pasi Jupiteri do të hyjë në shtëpinë e dytë të arritjeve tuaja. Kjo do të jetë një ditë me 4 yje për ju, e cila do t’iu japë shpërblimin e merituar për punën tuaj. Gjithashtu kjo mund të jetë një ditë ku ju mund të bëni një prezantim apo një intervistë pune. Ju mund të firmosni një kontratë e cila më vonë do të tregojë sesa të zgjuar keni qënë që e keni ndërmarrë këtë hap.
Marsi do të reagojë në 17 Prill deri në 29 Qershor në shenjën tuaj. Por edhe pse ndikimi i planetit të Marsit do të mbarojë në fund të Qershorit, do t’iu duhet pak kohë për t’iu rikthyer formës tuaj e cila do të ndodhë në 22 Gusht. Një planet tjetër, Mërkuri, do të ndikojë nga 28 Prilli deri në 22 maj, kështu që sigurohuni të mbaroni detyrat më të rëndësishme në fillim të Prillit.
Nga data 6- 29 Prill do të përfshiheni nga romanticiteti i Venusit dhe kur ndikimi i tij të bashkohet më Uranin, ju mund të ndiheni të ndjeni dashurinë në mënyra të paparashikueshme.
Çështjet familjare, pronat apo shtëpia do t’iu sjellin rezultate në ditën e hënës së plotë në 21 Prill. Ju jeni munduar të gjeni zgjidhjen ideale për çeshtjet tuaja dhe këtë mund t’ja u ofrojë hëna e plotë. Me kreativitetin e bukur të Neptunit , kjo do të jetë periudha perfekte për t’I dhënë shtëpisë suaj disa prekje të fundit të cilat do të bëjnë diferencën. Gjithashtu mund të planifikoni një festë fundjavën e 22 Prillit, e cila do të jetë e paharrueshme.
Virgjëresha
Financat janë një sektor ndaj të cilit duhet të tregoheni të vëmendshëm gjatë javëe në vazhdim. Hëna e Re më 7 prill do të bjerë në shtëpinë tuaj të tetë të parave të njerëzve të tjerë dhe do të sjellë si mundësi të reja, ashtu edhe shpenzime të papritura. Mënyra sesi gjërat do të shkojnë, do të varet shumë nga mënra sesi i keni administruar paratë në të shkuarën. Urani, planeti i të papriturave, është bashkuar me Diellin dhe Hënën e Re, gjë që do të thotë se do të merrni një lajm që do të jetë në një prej ekstremiteteve: ose do të keni mundësinë të fitoni një shumë të madhe parash, ose do t’ju duhet të paguani ose të humbni një shumë të madhe. Jini të vëmendshëm ndaj pasurive tuaja, pasi nga shpërqëndrimi, mund të humbni diçka me vlerë.
Urani është planeti i ekstremeve dhe do ët jetë në kënd të vështirë me planetin e parave, Plutonin. Ky nuk është muaji i duhur për të spekuluar në investime apo marrëveshje. Shtëpia juaj e parave të të tjerëve përfshin shpenzimet për sigurimet, për kreditë, trashëgimitë, bonuset etj. Duhet të jeni të pranishëm në të gjitha marrëveshjet që bëhen me para këtë muaj, në vend që t’ja lini këtë punë të tjerëve. Do t’ju duhet t’i bëni të qarta opinionet tuaja dhe të vendosni prioritete në mënyrë që të gjithë ta dinë si duhet ët vazhdohet.
Ky sektor financiar duket se do të jetë fokusi i vëmendjes suaj edhe për muajt e ardhshëm. Marsi sundon sektorin tuaj të parave të të tjerëve dhe këtë muaj, ai do të jetë në prapavijë nga 17 prilli deri më 29 qershori. Një gjë e tillë sugjeron se gjatë kësaj kohe, mund t’ju duhet të ndryshoni marrëveshje të shkuara financiare, që nuk janë më të volitshme. Nëse e gjeni veten në situatë të vështirë, duhet t’i shihni më mirë opsionet që ju paraqiten.
Marsi ka hyrë në shenjën e Shigjetarit dhe në sektorin e shtëpisë suaj më 6 mars dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë kështu që e kuptuat ku do të jetë vëmendja juaj deri më 27 shtator: Tek shtëpia.
Jo vetëm Marsi do të shkojë në parapavijë këtë muaj, por sunduesi juaj, Mërkuri, i cili do të jetë në prapavijë nga 28 prilli deri më 22 maj. Pavarësisht mënyrës sesi do t’i zgjidhni çështjet financiare, duket se do ta rishihni atë në të ardhmen për të bërë ndryshime. Jepini vetes kohë për të reflektuar dhe teksa merrni vendime, konsultohuni me ekspertë të fushës. Do të keni një ditë tepër pozitive më 14 prill, kur Mërkuri do të takohet me dhënësin e dhuratave dhe fatit, Jupiterin. Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për ju: mudn ët nënshkruani një kontratë apo të bëni një plan që ju shërben së tepërmi.
Do t’ju duhet një moment pushimi nga gjithë çështjet financiare dhe llogaritjet dhe do ta keni gjatë Hënës së Plotë më 21 prill. Brenda 4 ditësh nga kjo ditë, do të udhëtoni me shumë gjasa për argëtim. Neptuni do të jetë miqësor dhe duket se do të largoheni me partnerin tuaj romantik.
E njëjta shtëpi që do të ndriçohet në mënyrë të mrekullueshme do të jetë ajo e shkrimit dhe komunikimit, një fushë ku Virgjëresha shkëlqen. Falë prezencës së Neptunit, puna juaj do të jetë në mënyrë të çuditshme poetike. Nëse dëshironi të rymëzoni ata që ju lexojnë apo ju dëgjojnë, do t’ja dilni më së miri tani.
Peshorja
Hëna e Re e 17 prillit, në shenjën tuaj të kundërt të Dashit, duket se është në një mision për t’ju sjellë një zbulim në lidhje me një partner romantik ose në biznes, pavarësisht nëse ky person do apo jo që ju ta keni këtë informacion. Ose, mund të keni një mundësi të papritur të bashkëpunoni me një ekspert biznesi , të martoheni apo të fejoheni. Lajmet mund të vijnë nga çdo anë dhe ndoshta edhe në mënyrë aksidentale. Duke qenë se Urani, planeti i lajmeve të papritura do të takohet me Diellin dhe Hënën e Re, çdo lajm që do t’ju vijë do t’ju gjejë të papërgatitur. Kjo mund të jetë diçka që partneri juaj ka bërë apo ka vendosur të bëjë në të ardhmen dhe që do t’ju prekë edhe juve. Por mund të jetë edhe diçka lidhur me shëndetin e tij/asaj. Nëse është diçka e tillë, do t’ju duhet ta mbështesni atë.
Kini parasysh se “e papritur”, nuk do të thotë domosdoshëmrisht lajm i keq. Pavarësisht çfarë rezulton të jetë, do t’ju duhet ët përshtateni dhe, normalisht, ky lajm do të vijë nga partneri juaj, jo nga ju. Me planetet në Perëndim të diagramit tuaj, nuk do të keni kontroll të plotë, kështu që është më mirë të mbani një qëndirm pajtues. Fatmirësisht, Afërdita do ët jetë gjithashtu në Dash dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të partneritetit duke sugjeruar se mund të gjeni mënyra të për t’i diskutuar këto çështje në mënyrë të butë. Nëse ditëlindja juaj është më 10 tetor ( edhe 5 ditë para ose pas), do ta ndieni më shumë ndikimin e këtij lajmi. Plutoni do të jetë në kënd të vështirë dhe me shumë gjasa do t’ju duhet të bëni ndryshime të mëdha përsa i përket mënyrës së jetesës për t’u përshtatur. Ose mund të jetë dhe një opinion i familjes suaj që do t’i ndërlikojë gjërat. Aftësitë tuaja diplomatike do t’ju ndihmojnë.
Nëse do të doni të bëni një udhëtim të shkurtër spontan me partnerin, shkoni më 12 prill. Nëse mundeni, niseni udhëtimin të premten në mbrëmje më 8 prill dhe qëndroni deri më 12 prill në darkë. Afërdita dhe Marsi do të jenë në kënd ideal duke garantuar një fundjavë vërtet romantike. Një tjetër ditë veanërisht e ëmbël do të jetë 22 prilli, kur partneri mund t’ju bëjë një surprizë.
Marsi do të shkojë në prapavijë më 17 prill deri më 29 qershor duke çorientuar çështjet e partneritetit. Çfarëdo që vendosni të bëni, qoftë në aspektin romantik, qoftë në atë të biznesit, do të dojë pak kohë. Do të shihni se do të ndryshoni vazhdimisht opinion për sa i përket mënyrës më të mirë për të zgjidhur këtë çështje. Merrni pak kohë për të reflektuar.
Mërkuri do të kalojë në prapavijë më 28 prill deri më 22 maj, gjë që do të thotë se mund të mos i keni të gjitha faktet. Edhe nëse i keni, mund të keqkuptoni përmbajtjen e tyre. Mos kaloni në gjykime të nxituara pasi nuk është koha e duhur për të marrë vendime.
Paratë do të jenë qendra juaj e vëmendjes, 4 ditë prej Hënës së Plotë më 21 prill. Neptuni do ta mbështesë këtë Hënë të Plotë kështu që mund të keni mundësinë të blini diçka që i kishit vënë syrin. Ose do të gjeni blerësin për diçka që doni të shisni. Paratë do të ikin dhe do të vijnë, por ju dukeni të kënaqur me situatën sepse balanca do të jetë në favorin tuaj.
Një ditë me 4 yje për lajme sensacionale dhe fat do të jetë 14 Prilli, kur Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në një harmoni supreme. Çështjet që lidhen me pjesëtarët e familjes do të shkëlqejnë në mënyrë brilante, nuk ka rëndësi sesa e madhe apo e vogël rezulton të jetë shtëpia, prona apo qëllimet e familjes. Kjo është një ditë e rëndësishme, përdoreni! Ju mund të nënshkruani gjithashtu kontrata në këtë ditë.
Ju keni punuar shumë fort për muaj të tërë dhe Hëna e Plotë e 21 Prillit mund të sjellë një projekt të rëndësishëm për t'u përmbushur. Neptuni do të jetë shumë miqësor me këtë Hënë të Re, duke sygjeruar që ju mund t'ju kërkohet të bëni një intervistë për një dalje të rëndësishme mediatike. Imazhi juaj ka të ngjarë t'i shfaqet botës këtë kohë, me shumë njerëz që do jenë duke dëgjuar rreth progresit tuaj të jashtëzakonshëm profesional. Ose, mund të ndodhë që ju të keni krijuar një projekt krijues që është i lavdërueshëm dhe që mund t'ju cojë në një tjetër nivel.
E njëjta Hënë e Plotë e 21 Prillit do të sjellë një çështje shëndetësore në një fazë finale ose ne kurim. Përgjatë 3 viteve të shkuara, nga tetori i 2012-ës deri në shtator të 2015-ës, me gjasa juve ju është dashur të merreni me një shqetësim shëndetësor kronik, por kjo Hënë e Plotë mund t'i japë fund kësaj, ose të paktën të krijojë një rrugë të qartë për një trajtim të ri nga mjeku juaj, që mund t'ju lehtësojë.
Universi do t'ju hedhë një copë çokollate, rastësisht ditën pas Hënës së Plotë, 22 Prill, kur Venusi dhe Urani të jenë në një rreshtim të bukur, duke ju sjellë surpriza dhe argëtim, dhe nëse jeni single, shansin e një takimi të mundshëm romantik. Nëse jeni në një lidhje, kjo është ditë e premte, ndaj dilni dhe flirtoni sikur jeni sërish 18-vjeç.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 28 Prilli deri në 22 Mars, dhe siç e dini Marsi-planeti i aksionit do të jetë gjithashtu në prapavijë, duke filluar nga 17 Prilli, për më shumë se 2 muaj. Bëni gjithçka që duhet të bëni në fillim të muajit. Mos veproni afër 17 Prillit, duke qenë se nuk është kurrë zgjedhje e mençur të planifikojë veprime të rëndësishme në periudhën e planeteve në prapavijë.
Blijini pajistet tuaja elektronike së shpejti! Bëjni këtë në javën e parë të Prillit dhe me blerjen e pajisjeve elektronike, nënkuptoj blerjen e çdo makinerie, duke përfshirë blerjen e një makine apo pajisjeje kuzhine. Maji mund të jetë një muaj i vështirë, duke qenë se 5 nga 8 planetet do jetë në prapavijë për të paktën një pjesë të kohës: Mërkuri, Marsi, Jupiteri, Saturni dhe Plutoni. Kjo ju 'detyron' ju të jeni të zënë në gjysmën e parë të Prillit: rrëmbeni çelësat, shkoni për shopping dhe arrini marrëveshje për planet e së ardhmes.
Akrepi
Jeta juaj profesionale do t’ju sjellë zhvillime të papritura pasi hëna e re do të mbërrijë në Dash më 7 prill. Urani, planeti i paparashikueshëm do të sjellë ngjarje të papritura duke iu bashkuar Diellit dhe hënës së re. Duket se diçka është gati të dalë në sipërfaqe në punën tuaj. Mund të jetë një koleg i besuar tek i cili mbështeteni, që mund të njoftojë largimin. Një projekt mund të ketë ndryshime të papritura dhe rrënjësore, ose një projekt i ri i madh mund të jetë në ardhje. Do t’ju duhet t’u ktheheni gjërave të vjetra ose të rregulloni prioritetet e reja për këtë projekt. Plutoni do të krijojë një kënd të thyer me hënën e re, duke ndikuar në konflikte me një njeri të rëndësishëm mbi një vendim të tij që mund t’ju prekë ju por edhe të tjerët rreth jush. Nëse keni një konflikt të tillë, mundohuni të jeni sa më objektivë dhe sa më pak emocionalë. Do të jetë e vështirë por duhet të veproni me kujdes. Ndonjëherë të fitoni betejën nuk do të thotë se fituat luftën.
Në 2 ditë të shkëlqyera, çështjet e karrierës do të mënjanohen. Dita e parë do të jetë 5 prilli, kur Saturni, planeti sundues i mendimit largpamës do të jetë në kënd ideal me Diellin, në shtëpinë tuaj të projekteve profesionale. Një tjetër ditë e veçantë do të jetë 12 prilli, kur Venusi dhe Marsi do të bashkëveprojnë që t’ju ndihmojnë të bëni marrëveshje rezultative, sidomos lidhur me paratë.
Marsi është sundues i natyrshëm i sektorit të punës dhe këtë muaj Marsi, i cili është njëri prej 2 sunduesve tuaj, do të prapavendoset nga 17 prilli deri në 29 qershor. Nëse ju duhet të punësoni një punonjës, bëjeni në fillim të muajit. Veproni sa më shpejt dhe sa më herët, koha është shumë e rëndësishme; përpara 17 prillit.
Një tjetër planet, Mërkuri, do të kalojë në prapavijë nga 28 prilli në 22 maj, ndaj nuk është një kohë e mirë kjo për të nënshkruar një kontratë apo për të marrë një vendim të rëndësishëm. Kur t’i afroheni kësaj kohe do të vini re se ju mungojnë kushtet për ta marrë këtë vendim apo për ta mundësuar këtë kontratë. Marsi dhe Plutoni janë 2 sunduesit tuaj, dhe kanë detyrën të mbrojnë interesat tuaja. Marsi ju sjell energji, dritë dhe forcë. Por kur edhe Plutoni do të prapavendoset më 18 prill, ju nuk do të keni forcën për të ndërmarrë negociata siç jeni mësuar. Gjërat do të përmirësohen në muajt në vazhdim, pas 27 shtatorit, kur Plutoni, Marsi dhe Mërkuri do të shkojnë në vend.
Hëna e plotë e 22 prillit do të bjerë mbi Akrepin, duke ju sjellë përmbushjen e gjërave më të rëndësishme dhe të qenësishme për ju. Në 4 ditët pas kësaj date ju do të keni një episode romantik, pasi Neptuni do të krijojë një kënd të bukur me hënën e plotë, e vetmja që do të bjerë mbi Akrepin këtë muaj. Në këtë kohë të vitit kreativiteti juaj do të jetë në kulmet e veta! Një njeri shumë i rëndësishëm mund të mbetet me mbresa prej jush!
Shigjetari
Dashuria do t’ju përpijë gjatë ditëve që pasojnë hënën e re të 7 prillit. Megjithatë, prilli është një muaj ku asgjë nuk do të ecë në vijë të drejtë, dhe një kohë kur gjithçka do të shfaqë sa anë pozitive aq edhe negative. Mund të jeni duke e menduar mirë një marrëdhënie të afërt, duke gjetur mënyrat që gjërat të shkojnë siç doni. Hëna e re do të bjerë në shenjën e dashit, një shenjë zjarri sikurse Shigjetari, më 7 prill, në shtëpinë e dashurisë së vërtetë. Ajo që e ndërlikon këtë muaj është se Urani, planeti i ngjarjeve të papritura, do t’i bashkohet hënës. Kjo do të thotë se emocionet tuaja do të jenë ekstreme, ndaj ju do të jeni ose në një situatë shumë të mirë, ose shumë të keqe për ndjenjat tuaja. Kjo mund të ketë të bëjë ose me të dashurin, ose me fëmijët tuaj. Mos u lodhni me paramendime; Urani bën gjithmonë atë që s’e kishit menduar. Plutoni rrotull Hënës sygjeron shqetësimin tuaj edhe për paratë, lidhur me një çështje që do të ngrihet pak pas 7 prillit. Nëse është një i dashur ai që kërkon para prej jush, mos jepni asnjë qindarkë. Mund të jenë duke ju manipuluar, i dashur Shigjetar, edhe ju mund të manipuloheni.
Nëse jeta juaj dashurore është e sistemuar, dhe fëmijët tuaj janë mirë, mund të jeni duke investuar për një projekt krijues që po ju shpraz kuletën. Plutoni është i vendosur në shtëpinë tuaj të financave në marrëdhënie të mprehtë me Uranin, ndaj mund të vëreni një rritje të shpenzimeve. Merrni kohën që ju duhet për të analizuar situatën pasi këtë muaj Marsi, sundimtari i shtëpisë tuaj të dashurisë, fëmijëve dhe kreativitetit do të kalojë në prapavijë nga 17 prilli deri në 29 qershor, dhe do t’i duhet kohë që më pas t’i rikthehet forcës së dikurshme. Me Marsin e shfuqizuar, do ta keni të vështirë të dalloni rrugën që keni përpara, ndaj ndiqni rrjedhën e ngjarjeve pa u përpjekur t’i kontrolloni. Por jini të kujdesshëm.
Edhe Plutoni gjithashtu do të prapavendoset, më 18 prill, çka do të thotë se bashkë me prapavendosjen e Mërkurit nga 28 prilli deri më 22 maj, bota do t’ju duket si një përrallë ku të gjithë i ka zënë gjumi. Marsi është planeti i energjisë dhe shpirtit të konkurrencës, por pa të ju do t’ju duhet të gjeni vetë forcën e munguar prej tij. Përgatituni të punoni fort nga prilli deri në qershor, por edhe disi në korrik dhe gusht. Është më mirë të mos i hyni një misioni të ri nga 22 shtatori deri nëfillim të dhjetorit, por mund ta bëni në korrik dhe gusht. Nëse nuk prisni dot, sa më herët në prill, mundësisht më 12 prill.
Koha më e mirë për karrierën tuaj do të jetë 14 prilli, një ditë me 4 yje që duhet ta shfrytëzoni patjetër. Nëse ju duhet të nënshkruani kontrata, nuk ka ditë më të mirë. Një tjetër ditë e mirë për të nënshkruar mund të jetë edhe 5 prilli, kur Dielli dhe Saturni do të bashkëveprojnë për një kohë të gjatë.
Sa herë Mërkuri është në prapavijë, nuk duhet të nënshkruani asnjë marrëveshje apo negociatë tjetër, sepse do t’ju duhet ta rishikoni. Tërhiquni nga blerja e një pajisjeje elektronike, por nëse punoni me to, ruajini mirë të dhënat tuaja në një pajisje tjetër. Mërkuri do të prapavendoset në 28 prill deri në 22 maj.
Marsi ka hyrë në Shqigjetar muajin e shkuar, më 5 mars, dhe do të qëndrojë deri në 27 shtator. Është një periudhë mjaft e gjatë për Marsin, e do të thotë se ju do të jeni qëndra e vëmendjes. 2016a do të jetë një vit shumë i mirë për ju!
Nëse jeni single, Marsi që do të mbërrijë Venusin në shenjën e Dashit më 12 prill, do të sjellë dikë të ri që do t’ju pëlqejë. Nëse jeni në një marrëdhënie, do të keni një surprizë në dashuri, të atillë që do t’ju gëojë pa masë!
Bricjapi
Ju keni qenë i shqetësuar rreth ekuilibrave në shtëpinë tuaj pasi gjërat kanë qenë shumë të trazuara. Jini i vëmendshëm ndaj hënës së rë të 7 prillit, pasi Dielli dhe Urani do bashkohen per t'ju sjellë të papritura. Do ndryshoni pozicion në punë pse pronari i shtëpisë ku rrini do ku kërkojë të zhvendoseni. Për gjërat që nuk i keni nën kontroll mundohuni ta mbani mendjen të hapur ndaj mundësive të reja. Periudha e zhvendosjes mund të ketë stresuesë dhe e lodshme.
Shoku juaj i dhomës do ju lajmërojë se do largohet ose se shtëpisë riaj do i duhet një riparim. Me hënën e re në shenjën e dashit, duhet të jeni të kujdesshëm të mos lini ndonjë qiri ndezur. Diçka që do ju ndodhë në familje do ju tërheqë vëmendjen. Nëse keni një partner duhet të bëni kujdes gjatë debateve pasi ai ndoshta i mendon gjërat ndryshe nga ju. Ai do jua bëjë të vështirë zgjidhjen e problemit por me Saturnin në krahun tuaj do ndiheni plot shpresë. Nëse e shikoni problemin me vëmëndje suporri i Saturnit do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje.
Marsi, drejtuesi i shtëpisë do ju japë progres të avashtë në fillim të muajit. Tregohuni i qetë! Një dritare mundësish do ju hapet në tetor. Filloni që tani t'i krijoni mundësi vetes.
Po ndjeni nevojën e një udhëtimi me partnerin? Merrni të lirë fundjavën e 13 prillit. Me Jupiterin në krah do ju jepet mundësia ekonomikë për të kaluar momente fantastike.
Merkuri do vendoset në prapavijë nga 28 prilli deri në 22 maj kështu që nisni aktivitetet fizike që keni dashur të bëni. Ky është dhe momenti për të bërë ndryshime të mëdha si për shembull të pranoni një ofertë pune. Nëse ruani ftohtësinë më vonë do kuptoni se keni bërë zgjedhjen e duhur.
Hëna e plotë e 21 prillit do ketë dhë sheqer dhe kripë. Do shkoni në një festë të madhe më shumë shokë. Nëse organizoni vetë një të tillë me bashkimin Uran-Venus do ja dilni mbanë shkëlqyeshëm. Edhe Neptuni do jetë suportiv duke suggjeruar një udhëtim. 22 prilli do jetë dita më e bukur e këtij viti.
Ujori
Ju do të jeni shumë të zënë në fillim të këtij muaji dhe me ndikimin e hënës së plotë në shenjën e dashit, do të keni një periudhë të vështirë me disa njerëz. Pas 7 prillit gjërat do të ndryshojnë për mirë. Dashi, shenja e zjarrit do të shkojë shumë mirë me shenjën e ajrit Ujorin. Urani është planeti juaj rregullues dhe do të jeni të kënaqur me paqëndrueshmërinë e këtij planeti pasi është shumë emocionuese. Duket se do të keni një udhëtim të papritur ndoshta për një punë humanitare, komunitare ose një eveniment bamirësie, ose për arsye personale, për të takuar dikë. Marsi, rregulluesi i shtëpisë suaj të tretë do të jetë arsyeja se pse ju do të përfshiheni në një projekt për të ndihmuar ata njerëz që kanë vuajtur ose janë anashkaluar në shoqëri dhe janë në nevojë për vëmendje ose ndihmë financiare.
Marsi do bëjë që të kaloni shumicën e kohës në familje ose në miqësi dhe këto organizime humanitare dhe nuk do të qëndrojë në çdo shenjë për shtatë javë, por për shtatë muaj deri në 27 shtator. Mos prisni ndryshime të menjëhershme dhe shumë të dukshme. Nga 17 prilli deri në 29 qershor mund të vini re konflikte në grupin ku bëni pjesë ose mund të përballeni me një klient që ndryshon mendje. Qëndroni fleksibël.
Nga 28 prill deri në 22 maj do të keni më shumë debate dhe mungesë komunikimi. Muaji i ardhshëm do të jetë pak i vështirë për të marrë atë që doni dhe për të vepruar. Prisni vonesa dhe pavendosmëri nga njerëz me ndikim tek ju. Mund të filloni të ribëni gjërat për të krijuar projekte dhe marrëdhënie më të forta.
Fundjava e 12-13 prillit do të jetë idealja për një udhëtim të shpejtë. Jini të lumtur dhe shijojeni ndryshimin e ambjentit. Po këtë javë mund të merrni një mesazh të papritur dhe pozitiv.
Në 12 prill ju do të keni një ditë shumë romantike kur Venusi dhe Marsi do të punojnë bashkë për të ndezur këto shkëndija. Kjo është e martë kështu që mund të kërkoni leje dhe ato dy ditë pushim të fundjavës bëjini 4 dhe shijoni dashurinë e re.
Nëse jeni duke punuar me një projekt që ka lidhje me shtëpinë, në 14 prill do të merrni një lajm shumë të mirë. Me ndikimin e Jupiterit në shtëpinë e të ardhurave mund të shisni një pronë ose të bini në ujdi për një pjesë të mobiljeve të shtëpisë.
Karriera juaj do të jetë një zjarr i vërtetë me 4 ditë hënë të plotë. Në 21 prill do të ndriçohet shtëpia e arritjeve, çmimeve dhe nderimeve tuaja. Vishni veshjen tuaj të preferuar të punës dhe gjithë sytë do të jenë mbi ju. Diçka që keni bërë më parë do të bëjë që të duartrokiteni ose një projekt krijues që ju keni dashur shumë, do të fillojë. Kjo është koha të festoni. Shijoni momentin!
Peshqit
Pushtet, para dhe karrierë e suksesshme do të jetë në mendjen tuaj gjatë muajit prill dhe në muajt në vazhdim. Kini vëmendjen në datën 7 prill, hëna e re në sektorit e parasë duket se do të jetë e rëndësishme. Do të keni të bëni me lajme të papritura financiare. Ju nuk e dini se si do të shkojnë gjërat pas datës 7 prill kështu që nuk mund të përgatiteni. Këto të papritura do lidhen me të ardhurat ose shpenzime të papritura.
Gjithsesi qëndroni optimist për financat tuaja sepse Saturni i cili tani është në shenjën e Shigjetarit, do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nderimeve, çmimeve dhe arritjeve. Duket se puna që keni bërë më parë do t’ju çojë drejt diçkaje të madhe dhe mund t’ju shpërblehet. Kjo është një periudhë e rrallë pasi Saturni rrotullohet rreth Diellit çdo 29 vjet. Reputacioni juaj do të rritet, po ashtu dhe ndikimi dhe shpërblimi që do të merrni për këtë. Në 5 prill do të keni një ditë të shkëlqyer dhe një bisedë rreth karrierës me një person të rëndësishëm.
Po ashtu 12 prilli do t’ju jap një lajm të mirë në lidhje me rrogën falë bashkëveprimit të Marsit dhe Venusit që lidhen pozitivisht me karrierën dhe paratë tuaja.
Marsi do të qëndrojë në këtë sektor deri në 27 shtator. Nuk do ishte veprim i mençur të bëni një ndryshim në karrierë nga prilli deri në qershor pasi kushtet do të ndryshojnë me shpejtësi. Mund të ndryshoni mendje më shumë se një herë për drejtimin e karrierës që do merrni.
Firmosni një kontratë ose udhëtoni në ditën më të mirë të muajit 14 prill. Vendimet dhe veprimet e lidhura me shtëpinë do të shkojnë mirë. Nëse keni një partner ose një bashkëpunëtor në biznes, ai do të jetë shumë i çmuar për ju gjatë këtyre ditëve.
Sigurohuni që çdo gjë të bëhet në dy javët e para të prillit pasi Mërkuri, planeti i cili mbulon komunikimin dhe marrëveshjet do të jetë në prapavijë nga 28 prilli deri në 22 maj. Do të jetë një muaj i ngadaltë pasi pesë planetet do të jenë në prapavijë në pjesën më të madhe të muajit.
Hëna e plotë në shenjën e Akrepit në 21 prill do t’ju bëjë që të bëni gati valixhet për një udhëtim të gjatë dhe ky udhëtim do të jetë i veçantë. Nëse mund të gjeni një vend afër detit, shkoni atje pasi do t’ju frymëzojë dhe do të nxisë kreativitetin. Dashuria do të jetë e fortë në muajin e ardhshëm kështu që për momentin kujdesuni për financat dhe shijoni momentet e vetmisë në privatësi.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.