
Harroni çfarë ju kanë thënë miqtë apo të afërmit tuaj!!!
Lidhjet në distancë mund të funksionojnë.
Ne fakt, ka një numër të madh studimesh shkencore që tregojnë se çiftet që janë në një lidhje në distancë kanë një marrëdhënie po aq të shëndetshme sa çiftet që jetojnë pranë njëri-tjetrit.
Për shembull, një nga studiment e fundit në këtë fushë që është kryer nga Universiteti i Utah tregon se çiftet në një lidhje në distancë raportojnë të njejtin nivel kënaqësie në lidhje dhe të njejtin sodisfaksion seksual si çiftet e tjera – në disa raste edhe më shume.
Si është e mundur? “Te qënit larg nga partneri ju detyron ju qe te kujdeseni dhe t'i jepni rendesi disa aspekteve te merredhenies ne çift, qe çiftet qe jetojne prane njeri tjetrit i nenvleresojne,” shpjegon doktroresha Karen Blair dhe bashke-autorja e studimit. Lidhjet ne distance ne nje fare menyre i “detyrojne” partneret qe te zhvillojne dhe te praktikojne teknika te shendetshme per te ruajtur intimitetin ne çift, te tipit – te diskutojne per gjera te rendesishme dhe te flasin per marredhenien e tyre seksuale. Ne rastet kur çiftet jetojne prane njeri tjetrit – ose jetojne bashke – afersia i ben ata qe te nenvleresojne disa zakone qe mund te rrisin lidhjen emocionale te çiftit, shton doktoresha.
Elementi me i rendesishem qe duhet mbajtur mend eshte se marredheniet kerkojne pune dhe perkushtim, thote Blair. Dhe nese doni qe marredheniet ne distance to funksionojne, me poshte jane disa pike kryesore qe studime te ndryshme kane treguar qe jane te rendesishme.
1. Rezervoni 15 minuta ne dite – çdo dite- per te folur me partnerin tuaj per gjera te rendesishme, sygjeron nje studim i kryer nga Cornell University. Ketu perfshihen bisedime mbi planet dhe objektivat tuaja afatshkurter dhe afatgjate, bisedime per familjen, per punen – per faktore te rendesishem qe ndikojne ne suksesin dhe lumturine tuaj. Edhe nese nuk jeni ne nje lidhje me distance, kjo teknike mund t'ju ndihmoj te ndiheni me afer me partnerin tuaj, sygjeron studimi.
2. Teknologjia difektoze mund te shnderrohet ne aleate. Nese perdorni Skype ose FaceTime, ajo lidhja acaruese e internetit qe shkakton problem dhe nderpret biseden, ju jep kohe qe te fokusoheni dhe te shikoni me imtesisht shprehjet e fytyres ose tonin e zerit te partnerit tuaj (studimi nga Ohio State University). Kjo rritje e fokusimit ben te mundur qe komunikimi te behet me efektiv, shpjegojne studiuesit. Per te thyer monotonine disa studime sygjerojne kryerjen e aktiviteteve te ndryshme me Skype hapur – si gatimi ose shikimi i filmave.
3. Elemente pikant – por jo ne kuzhine. Ketu shkencetaret kane parasysh seks ndermjet telefonit, letra erotike, ose foto apo video erotike. Seksi eshte nje element shume i rendesishem ne çdo marredhenie, shpjegon Greg Gildner, M.D. autori i librit "Long Distance Relationships: The Complete Guide". Perfshirja ne lojra seksuale mban lidhjen fizike te gjalle.
4. Zhvilloni takime te verteta, nje here ne kaq kohe. Sa me shume kohe te qendroni larg njeri-tjetit, aq me shume mundesi ka qe te idelaizohet marredhenia, dhe te krijohet nje imazh pothuajse perfekt i partnerit. Gjasat jane qe pertneri yt nuk do te jete kurre ne gjendje te plotesoje çdo pritshmeri te krijuar, dhe kjo do te sjelle nje zhgenjim nga ana tjeter. Studimet nga Ohio State sygjerojne qe eshte mire qe nje çift te mundohet te takohet fizikisht te pakten nje here ne muaj – kjo eshte shume e rendesishme sidomos per çiftet qe nuk kane kaluar kurre kohe bashke me njeri-tjetrin.
5. Mendoni afatgjate. Te dy partneret duhet te jene te sigurt qe plani afatgjete do te jete qe do te jetojne bashke (ne te njejtin vend), pak rendesi ka nese kjo do te ndodhi mbas disa muajsh apo disa vitesh. Blair shpjegon se “nje nga indikatoret me te mire te nje lidhje ne distance, ishte niveli i sigurise qe te dy partneret ndjenin per vazhdimesine e lidhjes se tyre”. Duhet te bini dakort nese deshironi qe me vone do te perfundoni bashke, kjo do te ndikoj ne vazhdimesine e marreshenies tuaj.
6. Kujdes qendrimin! Qe nje lidhje ne distance te funksionoje, ti dhe partneri yt duhet te jeni te bindur qe lidhja mund te fuksionoje, thote Blair. Kur çiftet kane dyshime per vlefshmerine e marredhenies se krijuar, gjasat qe kjo marredhenie do te jete e sukseshme ulen. Duhet ta parqafoni kete marredhenie te veçante.
Po, mund te funksionoj.
Burimi: Men's Health