Stilisti Niko Komani ka qenë i ftuari i radhës i moderatores Orinda Huta në rubrikën “Në makinë, me këngët e preferuara”, pjesë e emisionit “Vizioni i Pasdites” dhe teksa bashkëbisedonin për projektet, marrëdhëniet me kolegët apo edhe familjarët, ai ka rrëfyer i prekur se prej 3 vitesh nuk flet me babain e tij.
“Më mungon shumë sepse momentalisht nuk flas me të,” ka thënë Komani dukshëm i prekur nga tema. I pyetur nga moderatorja për arsyen e konfliktit mes tyre, stilisti është përgjigjur se fakti që ata janë shumë të ngjashëm, bën që herë pas here të kenë përplasje dhe për këtë arsye shpjegon ai, ata marrin disa pauza nga njëri-tjetri.
“Ngjajmë shumë dhe ndoshta është personi i vetëm që nuk e toleroj,” ka thënë ai ndërkohë që vazhimisht ka theksuar se kjo nuk do të thotë se nuk e do atë, por egoja e të dyve dhe kokëfortësia ka bërë që situata të jetë e tillë. "Ai është gjaku im dhe këtu mbaron gjithçka,” është shprehur Komani duke shtuar gjithashtu se kjo ishte hera e parë që ai fliste publikisht për këtë temë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.