190 milionë klikime: Kush e mendonte që pas 3 vitesh një këngë shqiptare do arrinte kaq shumë klikime në You Tube. “Të ka lali shpirt” është bërë kënga më e klikuar në historinë e muzikës shqiptare. Ajo u bë një hit jo vetëm në vendin tonë, duke qenë se shumë shpesh shqiptarë nga e gjithë bota na kanë thënë sesi luhet “Të ka lali shpirt” në diskotekat e shteteve ku ata jetojnë, kryesisht në Turqi. Por çfarë thotë Silva Gunbardhi për këtë fakt? Si u bë i mundur një sukses i tillë?
E pyetur nga Opinion.al, Gunbardhi shprehet: “Kënga merr 10 milion klikime çdo muaj, 180 milion klikime kishte në 25 prill dhe ja ku jemi sot, siç e keni venë edhe re edhe ju, ka më shumë se 190 milion klikime në You Tube. Ajo që më pëlqen dhe më motivon më shumë është që në You Tube mund të ketë këngë të këngëtareve shqiptar (si Rita Ora përshembull), por këngët e saj janë në anglisht ndërsa “Të ka lali shpirt” është në gjuhën shqip. Shumë fansa të mi (tashmë edhe në botë) e lidhin Shqipërinë me këngën ‘Të ka lali shpirt’.”
Dhe përpos suksesit, kuriozë na bën dhe ajo çfarë përfitojnë vetë këngëtarët nga ky projekt. 190 milionë klikime sigurisht që janë dhe një burim të ardhurash. Ja çfarë tregon Silva: “Normal që fitoj edhe nga klikimet. Ne kemi një kontratë me kompaninë që menaxhon këngën në You Tube, ku marrim secilën pjesën e tonë. Nëse klikimet do bëheshin vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj nuk do të kishim të ardhura, por kënga klikohet në Zvicër, Gjermani, Turqi, Arabi, etj dhe kështu që të ardhurat janë të mëdha. Megjithatë leku nuk është asgjë përballë vlerës që ajo këngë ka për mua” …