Showbiz dhe TV

Irma Libohova: Veshjet e Festivalit ua merrja grave të lagjes

25 Maj 2016

Irma Libohova: Veshjet e Festivalit ua merrja grave të lagjes

Irma Libohova ka qenë një nga të ftuarit e moderatorit Alban Dudushi mbrëmjen e së martës në emisionin “Top Show”, ku së bashku me këngëtarë të tjerë, kanë folur për temën “Nostalgji”.

 Në rrëfim me tepër humor, ajo dhe artistët e tjerë kanë kujtuar vështirësitë për të siguruar veshjet për festivale, por një nga historitë që ka bërë më shumë përshtypje, ka qenë pikërisht ajo e Libohovës.

Artistja ka treguar për publikun se jo rrallëherë, veshjet për në festivalin e RTSH-së, ua merrte grave të lagjes. “Këtë e dua unë se do të dal në telëvizor,” ka thënë duke qeshur këngëtarja e njohur, duke rrëfyer gjithashtu se në rastet kur rrobat i dukeshin moderne dhe avantgard, nuk ua kthente më.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.