Showbiz dhe TV

Cila është kënga shqiptare e vitit?

26 Maj 2016

Cila është kënga shqiptare e vitit?

Ndonëse nominimet zyrtare për kategoritë e çmimeve në Top Music Awards pritet të shpallen mbrëmjen e së enjtes në një festë gjigande në një prej clubeve më në zë në Tiranë, moderatori dhe një prej organizatorëve të mbrëmjes së madhe, Ledion Liço, ka zbuluar në mëngjes në emisionin “Wake Up”, nominimet për kategorinë më të shumëpritur. \

Nga studioja e emisionit të mëngjesit në “Top Channel”, Liço së bashku me Eno Popin dhe Mira Kazhanin kanë prezantuar nominimet për çmimin “Song of the year” (kënga e vitit). Në listë, radhiteshin 10 nga këngët më të suksesshme të këtij viti në muzikën shqiptare:

Unë dhe ti - Alban Skënderaj

Bon Bon – Era Istrefi

Number One – Noizy

S’jena mo – Majf ft. Ghetto Geasy

Gone Girl – Flori Mumajesi ft. 2PO2

Love me – Elvana Gjata ft. Bruno

Ani Nasht – 2TON

Premtimet – Kida ft. Mozzik

Shum pis – Era Istrefi ft. Ledri Vula

Era – McKresha ft. Gjurmët

Fituesi i çmimit për këngën më të mirë të vitit që do të zgjidhet nga votat e publikut dhe të një jurie profesioniste, do të shpallet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që do të mbahet më 24 qershor, në sallën e Pallatit të Koncerteve.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.