Showbiz dhe TV

'Je motra ime me nënë tjetër', dhurata e veçantë e Elvanës për ditëlindjen e Besës!

30 Maj 2016

'Je motra ime me nënë tjetër', dhurata e

Ato janë mikesha të ngushta prej vitesh. Besa Kokëdhima ka festuar ditëlindjen me Elvana Gjatën, e cila i ka dhuruar një buqetë të madhe trëndafilash të kuq.

Me luledele të vogla, mbi buqetë ishte shkruar 'Beba', siç Besa quhet me përkëdheli nga Elvana. Ato e kanë kaluar ditëlindjen bashkë, e Besa e ka falenderuar më pas Elvanën publikisht, duke shprehur edhe një herë afërsinë mes tyre:
'Urimi për ditëlindje nga beba ime, Elvana Gjata. Të dua shumë, motra ime me nënë tjetër', shkroi Besa në një postim në Instagram. Besa mbushi 30 vjeç, por përveçse me Elvanën janë bashkëmoshatare, ato ndajnë një miqësi jetëgjatë, që shkon përtej marrëdhënies prej kolegesh. 

Edhe në ditëlindjen e 29 të Elvanës, Besa ishte një prej njerëzve të afërt që Gjata kishte ftuar në udhëtimin e saj në Paris, së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, Jonida Vokshin, dhe motrën, Migenën. (shiko këtu)