
Një ditë pas publikimit të videos së dhunës së ushtruar mbi djalin 3-vjeçar nga Anjeza Shabani, emisioni “Stop” ditën e sotme ka publikuar pamje akoma dhe më të tmerrshme.
Një ditë pas regjistrimit, pra mbrëmjen e datës 15, i ati i fëmijës ka regjistruar me anë të telefonit 3-vjeçarin. Në pamje shfaqet fëmija me probleme të tmerrshme të cilat nisin me zgjimin nga gjumi të tij në mes të natës. Më pas, ndonëse e ëma e merr në krahë për ta qetësuar dhe të dy prindërit mundohen t’i flasin, 3-vjeçari nuk arrin dot të qetësohet. Ai nis të godasë veten duke reflektuar kështu gjendjen e tmerrshme psikologjike në të cilën kalon pas dhunës së ushtruar prej tij.
Pas transmetimit të pamjeve, e ftuar në studio, psikologja Denada Toçe ka thënë se nse fëmija ka shenja në trup, këto janë dhe shenjat e para që mund të lënë të kuptohet dhuna. Përpos, kësaj, tek fëmijët e vegjël, ka episode pagjumësie dhe trembje gjatë natës, duke qenë se nuk e shpreh dot verbalisht atë që ka përjetuar. E pyetur nga prezantuesi Saimir Kodra mbi të ardhmen e vogëlushit, Toçe ka thënë se do kontaktojë me prindërit e fëmijës për të vlerësuar gjendjen e tij. Ajo gjithashtu ka thënë se ky episode ka lënë gjurmë në jetën e vogëlushit, sidomos 3 vitet e para.