
Në kërkim të klasit dhe shijes së mirë, Anabel së fundmi ishte prezente në atë që mund të quhet pa frikë ekspozita moderne e artit të shtëpisë, në prezantimin e koleksionit të ri "Smania Fashion Living" në Interni Design, showroom-i i famshëm në Qendrën ETC.
Vetë përkufizmi interni apo interior kuptohet në shqip si “arredim i brendshëm” prandaj arredimi duhet të jetë me linja te pastërta dhe te rehatshme , me materiale cilësore dhe estetikisht tërheqëse, te mbështesë personalizimin dhe dallimin nga e pergjithshmja, të jetë intim por edhe mikpritës dhe të jape vetëbesim. E gjithë kjo eshte e përmbledhur në filozofinë e Interni Design dhe e përforcuar në koleksionin e ri "Smania Fashion Living".
Mes shumë të ftuarve VIP, biznesmenë e arkitektë, interior designer e familje të reja në kërkim për të zbukuruar folenë e tyre të re apo familje të konsoliduara në kërkim për të përmirësuar ndjenjën e të jetuarit mirë bashkë, SMANIA, marka klasike italiane na rikujtoi edhe një herë atë çfarë magjepsi botën në 1967 kur u krijua nga duart e Alberto Smania, kapiteni i forcave ajrore me një talent të pabesueshëm artizanal.
Sot, 50 vjet më vonë, Smania ruan unikalitetin e punimit me dorë duke e ndërthurur sa më pak me industrializimin, pasi cilësia e mirë mund të njihet vetëm nga syri dhe mendja e njeriut, një proçes që asnjë makineri nuk mund ta zëvendësoje.
“Piuma di noce (rimeso e arrës) është druri karakteristik dhe dallues i mobiljeve Smania, ndërthurur me lëkurë cilësore dhe materiale te çmuara qe japin një prekje më bashkëkohore duke legjitimuar kështu emrin e koleksionit Haute Couture“, shprehet titullarja me më shumë se një dekadë eksperiencë dhe fytyra e dizajnit të brendshëm në Shqipëri, Mirjam Huta.
Por këtë herë Smania kishte guxuar të dilte jashtë skemave duke ndërthurur klasiket e përjetshme me modernen dhe argëtuesen, lëkurën origjinale të kombinuar me kadife dhe materiale të tjera, ngjyrat klasike kombinuar me kolore të gjalla dhe të pazakonta. Gjithçka aq infektuese sa që në fund të eventit më shumë se gjysma e këtyre copëzave të artit ishte adoptuar nga të pranishmit për të zënë vend në shtëpitë e tyre. Por mos u shqetësoni sepse në Interni Design, koleksioni Smania pasurohet çdo ditë.
Gjithashtu ne showroom-in e Interni Design mund të gjeni marka të tjera po kaq te njohura si Poltrona Frau, ViBiEffe, San Giacomo, Bontempi Casa, SMA, Gatto Cucine, Varaschin dhe të preferuarën tonë Kartell, marka që vesh zyrat e Anabel Media. E fokusuar tek perfeksionimi i përdorimit të plastikes së riciklueshme që në mobilje e deri në aksesorë apo servise te mrekullueshme tavoline, me design thellësisht modern, pamje luksoze por çmime të përballueshme nga të gjithë, Kartell është nje nga simbolet e design-it italian në botë.
Për ta përjetuar nga afër eksperiencën dhe per te mobiluar shtepine tuaj me Interni Design, mund ta vizitoni personalisht çdo ditë në katin e tretë të Galerisë ETC.
Shikoni fotot tek galeria fotografike mësipër për tu njohur me koleksionin e ri dhe të ftuarit në eventin e prezantimit.