Celebrity

Aktori shumë i dashur i humorit akuzohet se i ka transmetuar 3 sëmundje ish-të dashurës

24 Shtator 2016

Aktori shumë i dashur i humorit akuzohet se i ka transmetuar 3
Aktori 54-vjeçar Jim Carrey është akuzuar se i ka transmetuar ish-të dashurës Cathriona White tre sëmundje seksualisht të transmetueshme. 
 
Ai është paditur nga ish-bashkëshorti i saj Mark Burton. Por menjëherë pas akuzave, avokati i aktorit të njohur ka thënë se pretendimet janë të pavërteta dhe pasojë e dëshpërimit që Mark është duke kaluar. Në një deklaratë për tabloidin amerikan TMZ ai tha se një akuzë e tillë ishte absurde: Nëse transmetimi ndodhi në vitin 2013, përse Cathriona duhet të kthehej një vit më vonë për t’i kërkuar Jim që ta vazhdonin marrëdhënien e tyre?
 
Më herët këtë muaj, Marka ngriti një tjetër akuzë kundrejt Carrey-t. Sipas tij, aktori e kishte ndihmuar të dashurën të siguronte ilaçet me cilat ajo vrau veten, përkatësisht Ambien, Propranolol dhe Percocet. 
 
Cathriona White u vetëvra në shtator të vitit 2015 pas konsumimit të një doze të madhe ilaçesh dhe kalimit në overdozë.