
Ata që pëlqejnë teoritë rreth jetës jashtëtokësore dhe pranisë së UFO-ve në Tokë, me siguri kanë dëgjuar për atë që quhet Zona 51. E pozicionuar në shkretëtirën e Nevadës, ajo patrullohet në çdo moment nga forca të armatosura me M16, është e rrethuar me tela dhe ka sensorë lëvizjeje për të gjithë ata që afrohen më shumë seç duhet. Rojet janë udhëzuara të qëllojnë për vdekje dhe pa paralajmërim, si dhe çdo kamerë apo mjet filmues, konfiskohet menjëherë! Por çfarë ndodh vërtet brenda kësaj zone?