
Telefonat Samsung Galaxy Note 7, që mund të shpërthejnë nëse nxehen tepër, po i shkaktojnë një dëm të stërmadh ekonomik Samsung-ut (shiko këtu).
Jo vetëm sepse kompania tërhoqi nga tregu një numër shumë të madh të këtij modeli, por gjendet nën një presion shumë të madh për modelet e reja që do të nxjerrë në treg.
Pritet që seria më e famshme e Samsung, "Galaxy S", të ketë një model të ri më shpejt se ç'ishte parashikuar. Përflitet që Galaxy S8 të prezantohet brenda pak muajsh, duke hequr vëmendjen nga defekti i rrezikshëm i Galaxy Note 7.
Disa burime pohojnë se S8-a do të ketë një kamera me dy lente, ndërsa ekrani do të zërë të gjithë sipërfaqen, pa kornizë. Sipas këtyre raportimeve, modeli i ri Galaxy nuk do të ketë butonin "Home" (faqja e parë).
Megjithatë, mbetet për t'u parë; kompania ende nuk ka dhënë detaje zyrtarisht.
Burimi: DailyMail