Sadije Berisha, mikesha e Elia Zaharisë e cila u kujdes për PR-in dhe menaxhimin e dasmës mbretërore, rrëfeu në një intervistë për gazetën “Panorama” arsyen përse ish-partneri i saj, Shkëlzen Berisha, nuk ishte i ftuar në ceremoninë e kurorëzimit të princit Leka me Elian.
“Kjo ishte dasma e Elias dhe princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin. Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen.”- u shpreh Sadije Berisha. Ajo gjithashtu rrëfeu edhe për momentet emocionuese të takimit me ish-vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berishën.
“Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë.”- tha ajo.
E pyetur në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-mister Suedinë, ajo pohoi se lidhja vazhdon shumë mirë. Ata ende nuk bashkëjetojnë, ndërsa për idenë e të pasurit të një fëmije së bashku, Sadija përgjigjet me humor: “Së bashku ne kemi 3 djem, 3 vajza, 1 qen, 2 mace dhe një kalë. Mendoj se kjo është e mjaftueshme.”