Shkencë

Përgjigja rrënqethëse e shkencëtarit Stephen Hawking për inxhinierin shqiptar

18 Tetor 2016

Përgjigja rrënqethëse e shkencëtarit Stephen Hawking

Elson Bajrakurtaj, një inxhinier shqiptar i cili ka ndjekur studimet në “Imperial College” në Londër dhe që tani punon në kryeqytetin britanik, ka marrë së fundmi pjesë në një leksion të mbajtur nga shkencëtari i famshëm Stephen Hawking, pikërisht në ish-shkollën e tij. Në këtë leksion, ai ka mundur t’i drejtojë një pyetje shkencëtarit, që është cilësuar si një nga 6 pyetjet më të mira.

“A mendoni se inteligjenca artificiale një ditë do të sundojë botën?”- pyeti Bajrakurtaj.

“Kompjuterët e dyfishojnë kapacitetin dhe shpejtësinë e tyre një herë në dy vjet mesatarisht, ndërsa qëniet njerëzore evoluojnë brenda mijëra vjetësh. Në këtë prizëm, mendoj se pas 100 vjetësh, inteligjenca artificiale do ta tejkalojë atë njerëzore.”- u shpreh Hawking, duke vijuar më tej me deklaratën e tij rrënqethëse, që risjell në mendje të gjithë filmat me robotë të frikshëm.

“Dhe kur të vijë ajo ditë, unë shpresoj që ata të kenë të njëjtat qëlime me njerëzit.”- ka përfunduar ai.

Burimi: Balkanweb