Çfarë po ndodh rreth nesh

Donald Trump do ta mbajë premtimin: Jashtë emigrantët dhe një mur ndarës me Meksikën

14 Nëntor 2016

Donald Trump do ta mbajë premtimin: Jashtë emigrantët dhe
Photo Courtesy of CBS

Donald Trump filloi të jepte shenja ndryshimi kur tha se ndoshta nuk do ta ndryshonte reformën e Obama-s (lexo këtu). Por, gjatë intervistës për CBS, u duk se iu kthye premtimeve të ashpra elektorale, pasi pohoi se ka ndërmend t'i zbatojë pikë për pikë.

Një ndër planet më të bujshme, më polemike, më skandaloze të tij, duket se do të bëhet realitet. Trump tha se do të ndërtojë një mur ndarës me Meksikën dhe do të përzërë 3 milionë emigrantë.

"Po, do të ndërtoj murin në kufi me Meksikën, do të dëboj klandestinët me precedentë penalë kurse reformën e Obama-s në shëndetësi do ta zëvendësoj me diçka më ekonomike. Jo, nuk e kam vendosur ende nëse do ta çoj Hillary-n në gjykatë. Nuk jam i sigurt në dua ta bëj të vuajë më shumë."

Tepër i qetë përpara gazetares Lesley Stahl, Trump shkaktoi përsëri një tronditje në media.

"Më kanë frikë sepse ende nuk më njohin. Do ta bëj Amerikën të madhe përsëri."

Burimi: Repubblica