Showbiz dhe TV

‘Alo Dedë, aty je?’ Ndahet nga jeta personazhi ynë i preferuar i kinematografisë shqiptare!

28 Nëntor 2016

‘Alo Dedë, aty je?’ Ndahet nga jeta personazhi ynë i

Elida Cangonji është ndarë nga jeta ditën e sotme në Francë. Disa e njohin si mjeke dhe psikologe, por për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ajo njihet si Zana që flet me Dedën në bisedën e famshme telefonike të filmit shqiptar “Rrugë të Bardha”.

Cangonji qëndronte prej një jave e shtruar në spital, ku luftonte me leuceminë, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Përfshirja e Cangonjit në kinematografinë shqiptare ishte shumë e rastësishme, dhe po aq natyrshëm personazhet e luajtur prej saj janë ngulitur në memorien e shqiptarëve, që ende sot citojnë batutat e saj në filma.

‘Alo Dedë, aty je?’ Ndahet nga jeta personazhi ynë i

“Në kufi të dy legjendave”, “Njeriu me top”, “Rrugë të Bardha”, “Shtigje lufte”, “Në fillim të verës” dhe “Shpërthimi” kanë qenë filmat ku ka interpretuar Elida, duke dhënë një kontribut të padiskutueshëm në kinematografinë shqiptare.

Burimi: Newsbomb