Shendet i Pergjithshem

Përfitimet nga uji i ngrohtë me limon

20 Maj 2014

Përfitimet nga uji i ngrohtë me limon

Shtrydhni në një gotë uji të ngrohtë, gjysëm limoni. Është shumë e thjeshtë dhe përfitmet janë shumë të mëdha.

1. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe kalium.
Vitamina C ndihmon në luftimin e gripit dhe kaliumi stimulon trurin, funksionin e nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balancon pH
Limonat janë ushqime shumë bazike (edhe pse janë vetë acide, brenda trupit tonë sillen si baza). Një trup bazik është një trup i shëndetshëm.

3. Ndihmon në rënien në peshë
Limonat janë të pasur me fibrat e pektinës, që luftojnë dëshirën për të ngrënë ushqim. Është arritur në përfundimin, se njerëzit që mbajnë një dietë bazike, humbasin kile më shpejtë.

4. Ndihmon tretjen
Uji i ngrohtë stimulon traktin gastrointestinal dhe peristaltikën (muskuj në muret intestinale, që i mbajnë gjërat në lëvizje). Limonat janë të pasur me minerale dhe vitamina dhe ndihmojnë në lirimin e toksinave në traktin tretës.

5. Shërben si diuretik natyral
Lëngu i limonit ndihmon në largimin nga trupi, të materialeve të padëshiruara, sepse limoni rrit masën e urinimit të përditshëm. Toksinat largohen kështu më shpejtë dhe trakti juaj urinar qëndron i shëndetshëm.

6. Pastron lëkurën
Vitamina C ndikon në uljen e sasisë së rrudhave dhe njollave në fytyrë. Uji me limon largon toksinat nga gjaku, dhe kjo ndihmon në një lëkurë më të pastër.

7. Hidraton sistemin limfatik
Një gotë në ditë ju mban të hidratuar dhe largon lodhjen.

Burimi: MindBodyGreen