
Fjalët e fundit vijnë nga Shtetet e Bashkuara; mediat shkruajnë se Amal Alamuddin është shtatzënë, në pritje të binjakëve. Burime konfirmojnë për “Dailystar” se avokatja libanezo-amerikane mbeti shtatzënë përmes farëzimit artificial, për të cilin po përpiqej prej më shumë se një viti.
Është i njohur refuzimi i George Clooney-t lidhur me çështjen e fëmijëve, çka ka çuar drejt fundit shumë marrëdhënie të tij, përfshirë atë me modelen italiane Elisabetta Canalis. Sa i përket marrëdhënies me Amal, kohët e fundit po përflitet për një krisje mes tyre.
Edhe këto thashetheme e kanë parë mungesën e dëshirës së George për fëmijë si mollën e sherrit që po e çonte drejt ndarjes nga Amal, me të cilën u martua në 2014-ën. Revista “OK!” publikoi lajmin e një divorci qindra mijëra dollarësh, për shkak të mosmarrëveshjeve për të krijuar një familje.
Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e përfaqësuesve të tyre.
Burimi: “Latin Post”