Duket se këngëtari i njohur Chris Brown do të përndiqet gjithmonë nga skandalet në lidhje me ish të dashurat e tij. Në fillim dhuna fizike ndaj Rihanna-s, gjë e cila i krijoi probleme të mëdha Chris-it, e tani ish-e dashura e tij, Karrueche Tran.
Ajo e ka akuzuar këngëtarin se vazhdimisht e kërcënon dhe se gjatë kohës kur kanë qënë bashkë, ai ka ushtruar dhunë mbi të. “Ai i thotë shokëve të tij të më thonë se do të më vrasë, dhe se nësë ai nuk mund të jetë me mua, unë s’do jem me asnjë tjetër”,- rrëfen për gjykatësin Tran.
E friksuar nga kërcënimet e tij, ajo zgjodhi ta ndiqte penalisht këtë çështje. Ndërkohë gjykata ka vendosur që ylli i pop-it duhet të qendrojë 100 metra larg vajzës, dhe se nuk duhet të bëjë asnjë përpjekje për ta kontaktuar.
Burimi: 'Fox News'