Anabel Picks

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!

28 Mars 2017

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!
Syzet: Stella McCartney

Nëse nuk ju ka tërhequr vëmendjen në evente të ndryshme në Tiranë apo nuk jua ka kapur syri ende në televizion, në rrjetet sociale minimalisht nuk ka sesi t’ju ketë shpëtuar Sara Kolami, vajza e cila në një kohë kaq të shkurtër është shndërruar në një prej figurave më interesante të jetës publike në kryeqytet.

 

NEVER MIND! ? Stylist @nikokomani ? #ootd #ColorSplash #DareToWear

A post shared by HEART OF ART (@sarakolami) on

“Në vitin 2012 jam kthyer vetëm nga Greqia (prindërit jetojnë ende atje) dhe kam studiuar Psikologji.” rrëfen 23-vjeçarja, e cila prej thuajse një viti është një nga moderatoret e televizionit “In Tv”.

Në televizion, Sara ka rënë menjëherë në sy falë stilit të saj të guximshëm, të cilin e shpalosi më së miri në një vizitë në butikun “Via Anabel” (kliko këtu), e shoqëruar nga bashkëpunëtori i saj besnik, stilisti Niko Komani.

Dhe teksa Niko merr të gjithë butikun në dorë në kërkim të kombinimeve më të çmendura të trendeve të momentit, Sara na tregon më shumë për pasionin e saj për modën.

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!
Syzet: Miu Miu/ Këmisha: Daniele Alessandrini/ Fustani: Dolce & Gabbana/ Bomber: D&G/ Byzylyku: Burberry/ Këpucët: Dsquared2 @Via Anabel Special Guest: Geisha

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!

 “Stilin tim do ta përshkruaja si street style, mix & match dhe të rehatshëm. Shumë të rehatshëm. Domethënë edhe kur jam me taka të larta, gjithmonë jam rehat.”-shprehet ajo. Dhe kjo duket më së miri që nga lehtësia me të cilën Sara zbret shkallët teksa në këmbë ka një palë mules (shapka) Giuseppe Zanotti, me takë 13-centimetërshe.

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!
Syzet: Stella McCartney/ Xhaketa: Moschino/ Fustani: Jones+Jones/ Pantallonat: Moschino/ Çanta: Hermes/ Këpucët: Giuseppe Zanotti @Via Anabel

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!

Teksa sheh profilin në saj në Instagram, që nuk i lë asgjë mangët profileve të fashionistave nëpër botë, natyrshëm lind pyetja nëse Sara do të bëhet pjesë e grupit të blogereve shqiptare.

“Momentalisht nuk kam një blog, por edhe mund të kem në të ardhmen, nuk i dihet.”-shpjegon ajo. Ndërsa përsa i përket bashkëpunimit të saj me stilistin Niko Komani, një gjë dallohet menjëherë: Ata mund të kuptohen edhe pa qenë nevoja të flasin fare.

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!
Syzet: Marc Jacobs / Vathë me gurë blu/ Këmisha oversize: Max Mara/ Fustani (i bardhë): Missguided/ Çanta: Dolce & Gabbana/ Kanotierja (e zezë): Zara/ Fundi: Patrizia Pepe/ Këpucët: Valentino @Via Anabel

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!

“Bashkëpunimi ynë nisi shumë mirë dhe që në fillim, më bëri shumë përshtypje fakti që Niko ishte shumë i hapur për sugjerimet e mia në lidhje me veshjet me të cilat do të shfaqesha në ekran. Kemi komunikim shumë të mirë dhe ai është burim frymëzimi për mua.”- rrëfen Sara për stilistin që tashmë është edhe miku i saj.

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!
Syzet: Valentino/ Vathët: Swarovski/ Çanta: Alexander McQueen/ Bomber: Moschino/ Fustani: John Galiano/ Byzylykët: Swarovski/ Këpucët: Spazio Moda @Via Anabel

Të gjithë sytë mbi Sara Kolamin!

Dhe sikur të mos mjaftonte fakti që ka një stil që do të bënte këdo që të kthente kokën kur ecën në rrugë, ajo ka edhe një aftësi të lindur për të pozuar si një modele profesioniste. Përfundimisht, gjithçka që duhet për t’u quajtur një fashionista.

Kristi Tashi
Redaktore Mode
Ina Omuri
Fotografe