Showbiz dhe TV

Zbulohen detajet: Ja deri ku shkonte fiksimi i Besmirit me Luana Vjollcën!

16 Prill 2017

Zbulohen detajet: Ja deri ku shkonte fiksimi i Besmirit me Luana Vjollcën!

Pak ditë më parë, prezantuesja e njohur e Top Channel, Luana Vjollca, u kthye në titullin kryesor të mediave për shkak të një konflikti që lindi midis të dashurit të saj dhe Besmir Lilës.

Besmir Lila, një 32-vjeçar i fiksuar pas prezantueses, prej kohësh e përndiqte në vendet që ajo frekuentonte. Mirëpo, sipas gazetës Panorama, Vjollca nuk e kishte denoncuar deri ditën e 12 prillit, kur ai i ndërpreu rrugën me makinë në zonën e Unazës së Madhe. Së bashku me Luanën, ishte dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, i cili ka zbritur nga makina dhe është konfrontuar fizikisht me Lilën.

Të dy u shoqëruan për në komisariat, por ndërkohë që Çoçaj u lirua, 32-vjeçari u paraqit në gjyq nën akuzën e përndjekjes. Gjatë dëshmisë para organeve gjyqësore, ai ka treguar detaje të reja rreth fiksimit disa vjeçar. Lila ka thënë se ishte divorcuar nga bashkëshortja disa vite më parë, me të cilën kishte dhe një fëmijë. Sipas të akuzuarit, njëri nga shkaqet e divorcit ishte dhe dashuria për Luana Vjollcën.

Në proces u paraqit dhe raporti psikologjik i Lilës, i cili provonte se ai kishte probleme me kontrollin e emocioneve, gjë që justifikon dhe fiksimin me prezantuesen.