Showbiz dhe TV

Blendi Fevziu tregon se s'e ka patur hiç të lehtë: 'Nuk dola i bukur'

25 Maj 2017

Blendi Fevziu tregon se s'e ka patur hiç të lehtë:

Në "Opinionin" e mbrëmjes së djeshme në Tv Klan, është diskutuar rreth të qenit e bukur dhe e suksesshme në të njëjtën kohë. Edhe pse në dukje ngjan klishe, ky në fakt është një nga fenomenet të cilin e prekim çdo ditë dhe kurrë nuk do të mund të zgjidhen dilemat rreth tij. Të ftuarat e Fevziut ishin disa prej figurave më tërheqëse të ekranit shqiptar: Armina Mevlani, Monika Lubonja, Irena Kita, Valbona Selimllari, si gra të cilat njihen për tiparet dhe stilin e tyre, që folën rreth avantazheve dhe pasojave që vijnë nga të qenit “e bukur”.

Blendi Fevziu tregon se s'e ka patur hiç të lehtë:

Ndërkohë që Armina po jepte mendimin e saj rreth kësaj, Blendi ka shprehur dilemën e tij nëse gazetaret i ndihmon paraqitja, apo jo? Sigurisht, Armina nuk ka vonuar ta pohojë menjëherë këtë, ndërsa moderatori me shaka shtoi: “Mua të shkretit s’më ndihmoi kurrë. Nuk dola i bukur.”

Blendi Fevziu tregon se s'e ka patur hiç të lehtë:

Nuk e dimë nëse përmes kësaj batute Fevziut vërtet “i vjen keq” apo thjesht na dha një tjetër provë që jo çdo herë pamja fizike i vë vulën suksesit.