Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Peshorja dhe Akrepi

1 Qershor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Peshorja dhe Akrepi

Jupiteri në shenjën e Peshores është një ngjarje e rrallë, pasi ndodh një herë në 12 vjet, për të qëndruar një vit. Jupiteri bujar ju ka inkurajuar të udhëtoni për jashtë. Mund ta keni bërë dhe nëse po, mund ta bëni prapë!

Zgjidhni fundjavën e 3-4 qershorit, kur Dielli dhe Jupiteri do të kenë një bashkëveprim fantastik. Dielli do të zhvendoset në shtëpinë e njerëzve të huaj për të qëndruar gjithë muajin, deri në 22 qershor duke e bërë periudhën ideale për udhëtim.

Ndërkohë, karriera do të fillojë të marrë një drejtim të pëlqyeshëm, falë Marsit në shenjën e Gaforres nga 4 qershori deri më 9 korrik, duke ndriçuar shtëpinë tuaj të ndereve dhe arritjeve. Mund të filloni të mendoni për një ngritje në detyrë, apo një punë krejtësisht të re. sidoqoftë, do të keni rritje në përgjegjësi dhe të ardhura. Nëse kërkoni një pozicion të ri, në fillim të qershorit bëni gati CV-në dhe paraqiteni ku të mundeni.

Hëna e re e 23 qershorit do të fillojë t’ju sjellë përgjigje deri në fillim të korrikut për aplikimet që do të bëni, dhe do të jenë pozitive. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund t’ia jepni vetë vetes një ngritje në detyrë duke zgjeruar detyrat dhe klientët prestigjiozë.

Hëna e plotë e 9 qershorit me Saturnin që orbiton pranë saj do t’ju lodhë disi. Duket se mund të duhet të udhëtoni për punë, dhe asgjë nuk do të jetë e thjeshtë në këtë udhëtim. Duhet të parapërgatiteni me kujdes nëse doni të arrini marrëveshje me klientin. Sigurohuni që dokumentet që do të prezantoni të jenë në rregull.

Ritmi i shpejtë do të vijojë edhe për ca ditë, por jo përpara 15 qershorit, ditë kur Dielli dhe Saturni do të vendosen përballë njëri-tjetrit. Mes 8 dhe 17 qershorit nuk është aspak mirë të firmosni marrëveshje, sepse do të vuani gjithë konfliktet e planeteve që i kundërvihen njëri-tjetrit.

Më 15 qershor një mik apo i afërm mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Bëni të mundur ca kohë edhe për të në këtë mes muaji kur duhet të kujdeseni për shumë drejtime.

Afërdita do të jetë në sektorin tuaj të marrëdhënieve deri më 6 qershor, duke e bërë romancën me partnerin të shkëlqejë gjatë 4 ditëve të para. Dita më e mirë e muajit për argëtim dhe dashuri do të jetë 3 qershori, kur Jupiteri në shenjën tuaj do të jetë në linjë të përsosur me Diellin në shenjën e Binjakëve. Marsi do të jetë gjithashtu në këtë shenjë që shkon shumë mirë me Peshoren, duke ndriçuar shtëpinë tuaj të udhëtimit. Ndërkaq, hëna do të kalojë në shenjën tuaj duke e bërë këtë fundjavë fantastike, kur gjithçka do të shkojë në favorin tuaj. Dashuri dhe shigjeta Kupidi kudo!

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Peshorja dhe Akrepi

Do të përjetoni një moment jo të mirë financiar. Keni patur shumë shpenzime gjatë javëve të kaluara, por ka tregues se keni punuar në mënyrë të atillë për të siguruar të ardhura, që të mund të investonit. Hëna e re e 25 majit ju mbështeti në aspektin financiar, dhe tani do të shikoni se shpenzimet po reduktohen. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund t’i përdorni ato për ta zgjeruar biznesin tuaj. Nëse punoni për të tjerë, mund të siguroni një punë shtesë që ju sjell edhe shpërblim shtesë. Java e parë e qershorit do të jetë më e mira në aspektin e të ardhurave: 2,3 dhe 4 qershor.

Megjithatë, hëna e plotë e 9 qershorit së cilës i bashkohet Saturni, do t’ju shtrëngojë disi. Do të jetë e përkohshme kështu që, buzëqeshni sepse edhe jeta do t’ju buzëqeshë. Nëse po përpiqeni të krijoni diçka të re të qëndrueshme, dhe duket se po e bëni, Urani, planeti i zhvillimeve të papritura do të bashkëpunojë me Saturnin që t’ju ndihmojë ta ngrini gurë-gurë këtë mur.

Dita më e vështirë e muajit për çdo shenjë, jo vetëm për ju, do të jetë 15 qershori, i cili do të ndihet që më 14 qershor. Saturni dhe Dielli do të hahen kokë më kokë, të ndarë nga 180 gradë. Do të vijoni të keni vështirësi financiare, të përkohshme, dhe mund të përjetoni një kritikë apo një situatë të vështirë në punë. Kthejini kritikat në favorin tuaj, si këshilla. Në këtë kohë, të gjithë do të jenë nervozë dhe duke qenë se Dielli është sunduesi i shtëpisë suaj të dhjetë të ndereve dhe famës, mbrojeni veten në çdo mënyrë për të vënë në vend reputacionin. Nuk do të jetë fundi i botës. Një ose dy ditë pas 15 qershorit, perspektivat do të përmirësohen duke gjetur ide si ta zgjidhni situatën financiare. Prej 9 qershorit deri më 15 qershor, mos lini takime pune apo intervista.

Në javën e tretë të muajit do të ndiheni shumë më mirë. Atëherë Dielli do të ketë shkuar tek Gaforrja, një shenjë që është shumë e përputhshme me tuajën. Më 23 qershor, hëna e re do të shfaqet edhe në këtë shenjë dhe me Mërkurin, Marsin, Diellin dhe hënën e re në shtëpinë tuaj të nëntë, do të dëshironi të udhëtoni dhe duhet ta bëni. Me ardhjen e gushtit me dy eklipse, do të keni lajme të shkëlqyera në karrierë, si edhe mundësi të reja. Mund edhe të mendoni të shpërnguleni për të jetuar diku tjetër. Mund të merrni edhe ndonjë periudhë pushimi: bëjeni, mes kësaj kohe dhe tre javëve të para të korrikut.  

Gjatë gjithë muajit, nga 4 qershori deri në 20 korrik, Marsi do të jetë tek Gaforrja në një pozicion të shkëlqyer për Akrepin. Kjo ju ndihmon, sepse keni planetin tuaj sundues në një shenjë me të cilën shkoni shumë. Kjo do të shtojë edhe sharmin tuaj, do t’ju bëjë të ndiheni joshës: Afërdita në shenjën e Demit, që gjithashtu shkon shumë me tuajën, do të bëjë gjithashtu punën e vet. Ajo do të qëndrojë edhe në sektorin tuaj të marrëdhënieve serioze, kështu që Akrepët e lidhur do të shijojnë më shumë kohë dhe vëmendje nga partneri, për partnerin. Kur vjen fjala tek dashuria, këtë muaj do të keni më të mirën.