Pushteti

Edi Rama është një kryeministër meme-sh dhe për këtë s’ka më dyshime

15 Qershor 2017

Edi Rama është një kryeministër meme-sh dhe për

Pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama, uroi për ditëlindje kreun e opozitës me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook. Ai e shoqëroi postimin me një foto që paraqistë Lulzim Bashën të edituar në formën e Bukuroshes së Fjetur. Shumë nga komentuesit qeshën, e shumë e kritikuan për gjestin e bërë. Për ta përmbledhur, kryeministri i uroi Bashës gjumin e përjetshëm, në mënyrën më humoristike të mundshme.

Prag zgjedhjesh të përgjithshme, situata nuk ka ndryshuar shumë. Me një tjetër postim, Rama ka ironizuar kundërshtarin e tij politik. Në foton e postuar paraqitet një tigër dhe një mace. Të dy këto, parantezë respektivisht për mënyrën sesi Basha sheh veten e tij dhe si e shohin sondazhet. Reagimi i publikut ndaj fotos ka qenë i përzierë. Disa e kritikojnë, ndërsa të tjerë thjesht kënaqen me humorin ironizues të kryeministrit. Sidoqoftë, Rama dhe meme-t janë një dyshe e pandarë.