Showbiz dhe TV

Bleona është hyjni, por prindërit e saj kaluan sfida si gjithë emigrantët

20 Qershor 2017

Bleona është hyjni, por prindërit e saj kaluan sfida si

Gjatë gjithë rrugëtimit të saj kryesisht në Amerikë, Bleona është kujdesur që prindërit t’i ketë pranë vetes. Duket, se ata bashkë me qenushin e preferuar të këngëtares, janë kudo ku ajo shkon. Siç dhe vetë e ka pohuar, e ëma ndodhet në çdo prapaskenë për ta ndihmuar atë të shkëlqejë. Edhe pse ndonjëherë dëshira për të qenë perfekte në detaje, përkthehet në një nervozizëm të cilin ua shpreh njerëzve të dashur, Bleona sigurisht që nuk harron t'i falenderojë dhe t’u tregojë se sa krenare ndihet për ta.

Bleona është hyjni, por prindërit e saj kaluan sfida si

Pak më parë, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, këngëtarja ka postuar një video ku shfaqeshin, ajo, prindërit e saj dhe mësuesja e anglishtes, e cila po përpiqej t’i mësonte prindërve të saj gjuhën. Por, siç e shpjegon dhe vet Bleona kjo ka ndodhur para shumë kohësh, që në fillimet e tyre në SHBA, pasi tani ajo ka shumë arsye me të cilat mund të krenohet.

Bleona është hyjni, por prindërit e saj kaluan sfida si

 “Jam shumë  e lumtur që tani t’i mund të flasësh rrjedhshëm anglisht Nazmi Qerreti. Uroj që kjo video t’ju kujtoj sa kohë ka kaluar që nga dita e parë që kur keni ardhur në Amerikë. Të adhuroj më shumë seç e mendon. Leksione anglishteje me babain tim.”- shkruan ajo.

Postimi i kësaj videoje ka shkaktuar shumë të qeshura tek fansat dhe miqtë e saj të cilët s’janë kursyer ta shprehin atë përmes komenteve.