Në kuadër të muajit të krenarisë të komunitetit LGBTQ, revista prestigjioze ‘Billboard’ kërkoi nga shumë yje të muzikës pop të shkruajnë ‘letra dashurie’ drejtuar këtij komuniteti, mes tyre edhe Era Istrefit.
“Bota mund të jetë e ashpër për komunitetin LGBTQ, ky realitet i dhimbshëm mund t’i ketë dhënë atyre superfuqi për të kthyer këtë planet në një vend më krijues, argëtues dhe inteligjent. Faleminderit për frymëzimin e pamatë dhe ngjyrat që sillni në univers.” Era ka treguar edhe një histori të sajën me një fans që bënte pjesë në këtë komunitet dhe kishte menduar vetëvrasjen, por kishte gjetur shpëtimin tek muzika e këngëtares nga Kosova.
“Takova njëherë një fans timin nga komuniteti LGBTQ që kishte menduar vetëvrasjen, sepse askush nuk e kuptonte në Kosovë. Më tha se muzika ime e shtynte përpara dhe kur më pa të performoja një vit më parë tek Pride NYC pati një ndjesi të madhe shprese. Si rezultat i performancës sime, marka e manikyrëve Sinful Colors dhuroi një pjesë të të ardhurave të tyre të linjës Pride në Projektin Trevor, një linjë telefonike për vetëvrasje për të rinjtë LGBTQ, gjë që do të thotë shumë për mua. Jam më shumë se e lumtur për të performuar sërish këtë vit në Pride NYC, ku do të prezantoj edhe koleksionin tim të manikyrëve Pride në bashkëpunim me Sinful Colours.”
Ylli ndërkombëtar i muzikës e mbylli letrën me një mesazh domethënës dashurie: “Mos lejoni askënd t’ju ndalojë të dashuroni. Duajeni veten dhe të gjithë ata për të cilët ju rreh zemra fort. Përtej gjinisë, racës apo kombësisë.”
Burimi: Billboard