Celebrity

Ishte luftë, Rihanna pështynte gjak në makinë: Chris Brown tregon gjithçka

16 Gusht 2017

Ishte luftë, Rihanna pështynte gjak në makinë: Chris Brown

Chris Brown ka folur për herë të parë me detaje rreth natës kur dhunoi Rihanna-n në 2009-ën, konflikt që jo vetëm solli ndarjen e çiftit, por edhe i hapi reperit probleme me ligjin. 28-vjeçari ka folur për incidentin në dokumentarin e jetës së tij “Chris Brown: Mirëseerdhët në jetën time”, ku përshkruan mënyrën si gjërat morën të tatëpjetën në lidhjen e tyre, pasi Rihanna mësoi se ai kishte qenë seksualisht i përfshirë në marrëdhënie me një grua, për të cilën i kishte thënë Riri-t se e kishte vetëm kolege në punë. Pas kësaj, marrëdhënia u bë e dhunshme nga të dyja palët.

“Ajo më urrente. Pas kësaj provova gjithçka. Nuk i interesonte, thjesht nuk më besonte më. Pastaj vetëm ziheshim, dhunoheshim. Nga të dyja palët. Është hera e parë që mund të them diçka. Ende e dua Rihanna-n, por do të jem i sinqertë. Ne ziheshim, ajo më gjuante, unë e gjuaja, por nuk ishte kurrë e pranueshme. Kishte gjithmonë një pikë kur flisnim dhe thoshim ‘çfarë dreqin po bëjmë?’”

Ai shpjegon se ishin të shumta rastet që i duhej të justifikonte shenjat në fytyrë para performancave, apo t’i mbulonte me makeup. “Nuk doja të vendosja dorë mbi një femër. U ndjeva si përbindësh,” tregon Chris në klip.

Nata famëkeqe filloi kur vajza për të cilën Chris kishte gënjyer Rihanna-n, shkoi në festën e Clive Davis, ku ishin dhe ata të dy. Dhe reperi i kishte kërkuar më parë të mos shkonte më në vendet ku do të ishte ai. “Ajo ndryshoi jetën time,” tregon ai ndërsa rikujton atë natë. Vajza kishte shkuar në tavolinën e tyre dhe i kishte folur, ndërsa Chris u përpoq të sillej natyrshëm. Kthen kokën dhe sheh Rihanna-n që ka nisur të qajë. Ata kishin pirë pak atë natë dhe gjërat u përkeqësuan vetëm pasi dolën nga festa, kur Chris i tregoi celularin për t’i vërtetuar se nuk e kishte idenë që ajo do të ishte atje. Por për habinë e tij, gruaja tjetër i kishte shkruar dhe i kishte thënë që do të ishte në të njëjtën festë. Rihanna u tërbua.

“Fillon të bërtasë, më hedh telefonin. ‘Të urrej, etj etj’, nis të më gjuajë, jemi në një Lamborghini të vogël, ajo më godet vazhdimisht. Mbaj mend që përpiqej të më gjuantë, por pastaj e godita unë shumë fort. Me një grusht të mbyllur, e godita dhe i çava buzën dhe kur e pashë u trondita. Thashë dreqin, pse e gjuajta kështu?”

“Ja ku është, pështyn gjak në fytyrën time. Ishte një sherr i vërtetë në makinë dhe ne po ecnim rrugëve. Pastaj fshehu çelësin e makinës dhe bëri sikur e hodhi dhe nisi t’i bërtasë kalimtarëve ‘ndihmë ai po përpiqet të më vrasë’.”

Chris u shpall fajtor për dhunën e ushtruar dhe gjykata vendosi se duhet të kryente punë vullnetare. Rihanna nga ana tjetër e pati shumë të vështirë të ecte përpara. Në një intervistë për Oprah Winfrey në 2012-tën Riri tha se kishte humbur mikun e saj më të mirë. 

"Gjithçka dija ndryshoi brenda natës dhe nuk munda ta kontrolloj. Duhet të përballesha me të dhe nuk ishte e lehtë për ta kuptuar, interpretuar, aq më tepër me gjithë botën që po shikon.”

Burimi: Daily Mail