Paraqitja e djeshme e George dhe Amal Clooney në Festivalin e Filmit në Venecia ishte pa dyshim spektakolare. Prezentë për premierën e filmit të ri të George, Suburbicon, çifti (sidomos Amal-i) i mahniti të gjithë gjatë parakalimit në tapetin e kuq.
Amal ishte e përsosur, veshur me një fustan madhështor nga Versace i gjithi mëndafsh. George zgjodhi një kostum serioz me papion. Le të themi që më mirë se këta të dy pas lindjes së një fëmije, nuk është dukur kush.
Në një moment, George kishte vënë një palë syze aviator, sa për ta bërë pamjen më piktureske. Jeta reale apo moment nga një film?
Sa të dashuruar! Pas binjakëve, martesa e tyre duket se është më e fortë se kurrë.
Burimi: Elle