
U bë kohë që nëpër portale qarkullojnë zëra që flasin për një lidhje të mundshme mes Seldit dhe këngëtares shqiptare nga Kosova Mimoza Shkodra, për shkak të fotove ku dukej dyshja teksa kalonte pushimet verore në jug të vendit. Por gjithsesi, ato mbetën në kuadrin e thashethemeve, deri më sot.
Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka pohuar, postimet e tyre në llogaritë përkatëse të Instagram-it, sapo na e konfirmuan. Mbrëmjen e djeshme këngëtarët kanë ndarë me ndjekësit një foto, e cila nuk donte shumë për ta kuptuar se dyshja ndodhej bashkë. Seldi dhe Mimoza ndodheshin të dy në Pilatus, në Zvicrën Qendrore dhe duket se kishin pritur pikërisht këtë udhëtim për ta bërë publike lidhjen.
I njëjti orar postimi, e njëjta vendodhje madje dhe e njëjta pozë e bënë shumë më të thjeshtë për ta kuptuar se pa thënë asgjë ata të pohonin se diçka ka mes tyre. E kujt i duhen fjalët?!