Nuk ju desh më shumë se pak javë nga dalja e parë publike bashkë, që të shpallnin publikisht fejesën dhe t’i bënin njëri-tjetrit deklarata dashurie në rrjetet sociale.
Dje, në një ceremoni në Zvicër vetëm me rrethin e ngushtë shoqëror, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra shkëmbyen unazat e fejesës.
Çifti më i ri (së paku në syrin tonë) i showbiz-it shqiptar dhuroi kaq shumë romanticitet për ndjekësit në rrjetet sociale, duke postuar foto të duarve të tyre njëra mbi tjetrën, me unazat e fejesës, dhe duke shprehur hapur ndjenjat.
Mimoza Shkodra shprehet shkurt dhe qartë: “Të dua, Seldi Qalliu”, në postimin e saj në Instagram.
Kurse Seldi e konsideron “jetën e tij”.
Për herë të parë ata dolën publikisht në 24 shtator, duke postuar të dy njëkohësisht në Instagram foto nga pushimet e tyre në alpet e Zvicrës.
Më parë, Seldi Qalliu ka patur një lidhje të gjatë dhe një fejesë me Dafina Zekën, vajzën e gazetarit Miliaim Zeka, por do të merrte fund vitin që shkoi.