Top List

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni të lashtë

2 Nëntor 2017

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Në vazhdën e nismës: “Fëmijët e viteve ’90 duhet t’u hiqen qafe prindërve”, ja 10 gjëra për t’ju kujtuar se s’jeni më në moshë t’ju mbajë mami:

Kanë kaluar 20 vjet nga “Titanic-u”!

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Filmi doli në kinema në nëntor të 1997-ës. Që atëherë, Leonardo Dicaprio ka marrë një Oscar në 2016-ën, Kate ka luajtur në shumë filma autor dhe ata janë takuar plot herë, si edhe përpara ca javësh.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

 “Baby one more time” e mësuam përmendësh 19 vjet më parë.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Kënga që bëri të famshme Britney-n doli në 1998-ën.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Që atëherë, Britney kaloi depresionin e famshëm të vitit 2007 dhe ja si është tani.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Ka 15 vjet që kur West Side Family kënduan “Mesazh” tek “Kënga Magjike”...

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Kënga me të cilën konkurruan djemtë e WSF-së tek “Kënga Magjike” e 2002-shit do të kthehej në superhit. Nuk kishte ditë që “Mesazh” të mos jepej në radio. Vargjet: “Zgjohem në mëngjes me afshin tënd/ gjysma e vetes sime më mungon” janë bërë pjesë e batutave të përditshme.

Shqiptarët u mbyllën në shtëpi pas përhapjes së virusit Zhade 15 vjet më parë

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Seriali brazilian “Kloni” u transmetua në “Top Channel” në 2002-shin duke u kthyer në fenomen socio-kulturor në Shqipëri. Skeçe në "Portokalli", këngë e emisione iu dedikuan kësaj çështjeje kombëtare. "Top Channel" hodhi në treg një kasetë me kolonat zanore të serialit.

Kjo është Giovanna Antonelli sot, nëse ishit kurreshtarë.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

“Njerëz dhe fate” u dha më shumë se 13 vjet më parë

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

I vetmi serial i suksesshëm shqiptar zgjati vetëm 20 seri, por aktorët e tij janë ende objekt shkrimesh në media, memesh dhe artikujsh nostalgjikë si ky.

Kjo është aktorja Arta Muçaj (Didi) sot, po aq Did sa ç'e kujtojmë.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

“Djemtë s’i zinte nata” 12 vjet më parë

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Pamja e Sonit na bën ta harrojmë këtë fakt, por ka plot 12 vite që kur kënga e saj “E vogëla” u bë hiti që dëgjohej kudo në 2005-ën dhe mbathjet sipër bokserave ishin objekt kontroversialiteti.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Rebelimi i adoleshentëve shqiptarë, para 12 vitesh

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Telenovelat latine ishin akoma në modë dhe “Rebelde Way” i transmetuar në një televizion lokal, “Shijak TV” do të kthehej në fenomen mes adoleshentëve në vitet 2005-2006.

Që atëherë ka kaluar mjaftueshëm kohë sa as vetë pjestarët s’e kujtojnë më me nostalgji. Themi se kjo foto e shpjegon pak a shumë këtë që po themi.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Pastaj ca vite më vonë, rreth 2008-ës, erdhi varianti meksikan i këtij seriali me idhuj të rinj adoleshentësh. "Rebelde" u transmetua në "Vizion Plus".

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Ata gjithashtu tani janë bërë prindër apo janë bërë pjesë e kinematografisë amerikane.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

12 vite kanë kaluar edhe nga “Mr & Mrs Smith”

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

12 vite që kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie u kthyen zyrarisht në çiftin e parapëlqyer të të gjithëve. Filmi doli në kinema në qershor të 2005-ës dhe ishte një sukses. Ndërkaq, Brad u nda nga Jennifer Aniston dhe u lidh me Angelina-n. Vitin e shkuar, u ndanë duke shembur idealet e një brezi.

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

“Vetëm ty” na këputi shpirtin përpara 12 viteve

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Kënga e Alban Skënderajt në “Top Fest-in” e 2005-ës do ta bënte atë jo vetëm fitues të padiskutueshëm të festivalit, por do t’i jepte edhe një karrierë të shkëlqyer si këngëtari romantik më i pëlqyer i vajzave dhe djemve shqiptarë. 

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

8 vjet që nga numri i parë i “Anabel”!

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Dhe 5 vjet nga numri i fundit i revistës së printuar dhe hapja e Anabel online (Anabel.al).

Kur u bë kaq kohë? 10 gjëra që do t’ju bëjnë

Numri i parë i revistës “Anabel” doli në qershor të 2009-ës, me në kopertinë 10 prej këngëtareve më të vlerësuara të momentit në Shqipëri. Shpejt, do të kthehej në një prej burimeve të preferuara të grave shqiptare për të rejat e modës dhe stilit të jetesës.

Kjo do të pasqyrohej në faqen Anabel në Facebook, që do të grumbullonte qindra mijëra ndjekës, ndër të cilët me shumë gjasa je edhe ti që po lexon, që tani je rritur siç është rritur Anabeli.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.