Showbiz dhe TV

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë të famshme: Si ishin vite më parë

13 Nëntor 2017

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Nora Istrefi - “Taksi”, 2005

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Nora Istrefi do të bëhej e famshme kur ishte 19 vjeç. Në 2005-ën ajo konkurroi në “Top Fest” me këngën “Taxi” që të fiksohej menjëherë në mendje me ritmet orientale dhe tekstin e thjeshtë.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Kjo është një prej performancave të hershme të kësaj kënge dhe Nora që ishte shumë, shumë ndryshe nga tani, shumë më ekspresive në skenë (e ka pranuar edhe vetë që tani s’ka guxim të kërcejë si më parë) dhe me një stil krejtësisht ndryshe.

Era Istrefi - “Mani për Money”, 2013

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Era qëlloi me të parën: në 2013-ën publikoi këngën e saj të parë, “Mani për Money” që do të kthehej menjëherë në hit.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Edhe pse shumë ndërhyrje estetike dhe eksperimente me look-un më parë, Era ka qenë Era që njohim edhe sot, cool dhe fanse e muzikës reggae.

Dafina Zeqiri - “Po m’pëlqen” ft. Ledri Vula, 2010

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Dafina Zeqiri i ngjiti shkallët e famës një e nga një: fillimisht me Bleron tek “La Vida Loca” (2008) ku ishte më shumë si dytësore, pastaj me këngë solo si “Amazing girl” në 2009-ën.

Por kënga me të cilën do të shpërthente do të ishte bashkëpunimi i parë me Ledri Vulën (do të kishin edhe 2 të tjerë më vonë, ndërsa ndaheshin e pajtoheshin): “Po m’pëlqen”.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Kur e shikojmë tani këtë videoklip të 2010-ës Dafina na duket kaq ndryshe. Stili i saj, dikur shumë i guximshëm dhe eksperimental, tani është bërë kaq minimalist, alla këngëtaret r n’ b të viteve ’90. Megjithatë, nuk ka vjen keq. Çdo gjë në kohën e vet.

Xhensila Myrtezaj - “Ëngjëlli im”, 2011

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

S’kishte shumë që ishte bërë publike marrëdhënia me Bes Kallakun dhe “Ëngjëlli im”, që siç tha Xhensila i dedikohej pikërisht ëngjëllit të saj, u kthye në hit kur Xhensila e këndoi në skenën e “Top Fest” në 2011-ën.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Ajo kishte marrë pjesë edhe më parë në këtë festival me këngën “A më do”, por “Ëngjëlli im” do ta kthente në një prej këngëtareve më popullore të muzikës shqiptare.

Enca Haxhia - “A po t’pëlqen”, 2014

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Enca është ajo që më pak ka ndryshuar që atëherë, edhe pse është një këngë relativisht e re. Shqiptarja me më shumë ndjekës në Instagram diti të shfrytëzonte rrjetet sociale që t’i bënte një super promovim këngës “A po t’pëlqen” që u kthye në hit në Shqipëri dhe në disa vende të lindjes, ku jo rastësisht Enca ka shumë ndjekës.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Pas shumë këngësh, intervistash dhe konkurrimesh (si tek “The Voice”), Enca më në fund ia doli të bëhej e famshme.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Tuna - “Piroman”, 2003

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

“Piroman” e bëri Tunën në 2003-shin një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare.

Përherë bjonde, Tuna asokohe dukej e frymëzuar nga yjet e muzikës r n’ b në stilin e veshjes dhe në videoklip.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Edhe më vonë, Tuna ka mbajtur përherë linjën e trendeve të kohës, në mos ka guxuar me gjëra të pabëra më parë.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Tek videoklipi i këngës “Piroman” (gjendet vetëm në versionin në jugosllavisht), Tuna duket disi ndryshe për shkak të disa ndërhyrjeve që ka bërë së fundmi. Sidoqoftë, ka ruajtur të njëjtën fizionomi.

Adelina Ismaili - “Zemrën nuk ta fal”, 1997

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

E kush nuk e mban mend këtë performancë kaq ikonike të Adelina Ismailit?

Ndërsa në Kosovë ka qenë e famshme që kur ishte e vogël, në Shqipëri dhe treva të tjera shqipfolëse do të ishte kënga “Zemrën nuk ta fal”, me të cilën konkurroi tek Festivali i Këngës në 1997-ën.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Performanca e saj në skenë u bë shumë e famshme: Adelina hynte e veshur si egjiptianët e lashtë, pastaj me rroba të gjera dhe pellushin e famshëm lejla derisa në fund, zhdukej dhe dilte me të brendshme dhe një tyl të kuq sipër.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Ç’guxim për kohën.

Sot, Adelina duket dhe është po njësoj, veçse është tërhequr momentalisht nga muzika dhe ka krijuar familje: ka një djalë, Uliksin.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Genta Ismajli - “Dridhem”, 2004

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Genta Ismajli u bë e famshme me një këngë: “Dridhem”. Me kërcimet orientale, trupin e kolmë dhe look-un natyral, me flokë që i valëviste nga t’i merrte era, s’kishte si të mos binte në sy si këngëtarja e re shumë sensuale e muzikës shqiptare.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Sot, Genta Ismajli ruan po të njëjtat forma, të njëjtën energji në skenë dhe ka ndryshuar duke zgjedhur një look më të rregullt, më të definuar.

Soni Malaj - “Lajkat”

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Në fillimin e viteve ‘2000, Soni Malaj do të shkëputej nga grupi “Spirit Voice” për të nisur karrierën vetëm. Kënga e saj e parë qe një sukses: “Lajkat” do ta bënte Sonin të njohur tashmë si artiste solo dhe pas saj do të performonte në disa spektakle dhe skena.

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

9 këngëtare shqiptare dhe këngët që i bënë

Pas “Lajkat” në 2005-ën Soni do të publikonte këngën “E Vogëla” që do të vuloste karrierën si një prej këngëtareve më të njohura.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.