Shqipëria

Ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka: Gjendet i vrarë në makinën e tij

9 Dhjetor 2017

Ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka: Gjendet i vrarë

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialisht Arben Ndoka është gjendur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij “Mitsubish” në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit, rreth 4:00.

Aleksandër Ndoka ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit është në vendin e ngjarjes dhe po vijon kërkimet për zbardhjen e ndodhisë dhe kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kërkohet zona për të dyshuar. Gjithashtu, janë dërguar dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Shkodër.

Burimi: BalkanWeb