Pushteti

Dhurata e parë e Kate Middleton nuse në pallat: I gjeti pikën e dobët mbretëreshës

15 Dhjetor 2017

Dhurata e parë e Kate Middleton nuse në pallat: I gjeti pikën e

Imagjino të shkosh nuse në pallatin mbretëror dhe të duhet t’i bësh përshtypje mbretëreshës. Duket gati-gati mision i pamundur. Me çfarë mund të kënaqet dikush që i ka të gjitha? Një gliko.

Është kaq e thjeshtë. Kate Middleton u mendua gjatë për dhuratën që duhet t’i jepte mbretëreshës. “Isha e shqetësuar çfarë t’i jepja,” pranoi dukesha për Harper’s Bazaar UK. “Mendova t’i jepja atë që do t’i jepja gjyshërve të mi dhe thashë ‘do t’i përgatis diçka vetë’ që mund të kishte shkuar tmerrësisht keq.”

Kate ishte shumë e shqetësuar, por kuptoi se testi kishte kaluar me sukses kur e pa kavanozin me gliko në tavolinë të nesërmen. Tani gjërat mund të jenë më të thjeshta për Meghan, që s’ka pse lodhet apo shpenzon për të gjetur një dhuratë të shtrenjtë për mbretëreshën. Gjërat e vogla dhe të bëra me dashuri vlerësohen më shumë.

Burimi: Marie Claire