Pak ditë më parë, u bë me dije se Sokol Balla do të largohej nga Top Channel pasi intervista me Saimir Tahirin nuk u prit mirë dhe shkaktoi konflikt me drejtuesit e medias.
Ai zgjodhi të konfirmojë largimin ashtu siç nuk pritej, me anë të urimit për festa:
“Uroj që jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbylli shumë kapituj për shumë nga ne. Një nga ata edhe unë. Në këtë fund 2017 dua të uroj së pari kolegët e mi të Top Channel me të cilët kalova më shumë se 12 vjet të paharruar dhe me të cilët rruga ime ndahet sot. Gëzuar 2018. Koli."
Vendin e Ballës si drejtor informacioni dhe si drejtues i emisionit “Top Story” do ta zërë gazetari Endri Xhafo.
Uroj qe jeni duke kaluar bukur. Ky vit mbyll shume kapituj per shume nga ne. Nje nga ata edhe une. Ne kete fund 2017 dua te uroj se pari koleget e mi te @topchanneltv me te cilet kalova me shume 12 vjet te paharruar, dhe me te cilet rruga ime sot ndahet. Gezuar 2018! Koli ??
— Sokol Balla (@sokolballa) December 31, 2017