Celebrity

Pak muaj pas ndarjes nga Zoë Kravitz, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen e re 

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2025

Pak muaj pas ndarjes nga Zoë Kravitz, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen e

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re modele, Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre me fotot e Instagramit që postoi kjo e fundit.

Tatum u pa duke u puthur me Williams, 25 vjeç, në një kolazh fotosh të shpërndarë në një Instagram Story për nder të ditëlindjes së 45-të të aktorit.

"Jetë të lumtur për njeriun më të pashëm, më të sjellshëm, më qesharak, më të çuditshëm dhe më të mrekullueshëm ndonjëherë!!!" shkroi modelja mbi foto, duke bërë lidhjen e  tyre të përfolur më në fund zyrtare.

Pak muaj pas ndarjes nga Zoë Kravitz, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen e

Australiania shtoi më pas dhe "JTM trop fort", që është shprehje zhargoni në frëngjisht për "Të dua shumë".

Imazhet e tjera tregojnë se e dashura e Tatum-it ka takuar dhe vajzën e tij, Everly, 11 vjeç, nga martesa me ish-gruan Jenna Dewan.

Tatum dhe Dewan, ishin të martuar nga viti 2009 deri në vitin 2019. Aktorja më pas u martua me Steve Kazee-n në vitin 2018 dhe tani ata kanë djalin Callum, 5 vjeç dhe vajzën 10 muajshe, Rhiannon, së bashku.

Pas divorcit, aktori i “Magic Mike” vazhdoi një lidhje me Jessie J-n dhe më pas me Zoë Kravitz-in, me të cilën qëndroi në një lidhje për tre vjet dhe u fejua para se të ndaheshin përfundimisht tetorin e vitit 2024.

Pak muaj pas ndarjes nga Zoë Kravitz, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen e

Lajmi se Tatum gjeti përsëri dashurinë me modelen Williams shpërtheu muajin e kaluar pasi ata u panë në një takim së bashku.

Pak muaj pas ndarjes nga Zoë Kravitz, Channing Tatum zyrtarizon lidhjen e

"Channing po ia kalon mirë. [Inka] e bën atë të lumtur," tha një burim i afërt me çiftin për People në atë kohë, duke shtuar, "Ata u takuan përmes miqve të përbashkët. Ajo është e mrekullueshme."

Burimi foli gjithashtu dhe për diferencën e tyre të moshës 20-vjeçare, duke thënë se modelja 25-vjeçare është "e re, por më e pjekur për moshën e saj".

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Page Six